Ambasadorja Yuri Kim jep mesazhin: Shqipëria e ka shumë të qartë kush është miku dhe armiku

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ambasadorja e SHBA-së në Shqipëri, Yuri Kim, ka folur mbi ndikimin që Rusia dhe Kina kanë në rajon, gjithashtu dhe për tre prioritetet e saj në krye të diplomacisë amerikanë në Tiranë.

Sipas saj, SHBA-të kanë qenë partner të cilët e kanë mbështetur gjithmonë integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE, prandaj dhe ajo nuk është e shqetësuar mbi ndikimin e mundshëm nga Rusia dhe Kina.

“Shqipëria e ka shumë të qartë kush është miku dhe armiku. Rusia dhe Kina kanë shumë pak ndikim në Shqipëri. Ata e kuptojnë shumë mirë se e ardhmja e tyre përket me Evropën dhe me partneritetin amerikan. Do të punojmë fort për këtë gjë”,tha ajo.

Ajo ka listuar dhe tre prioritetet gjatë qëndrimit në Tiranë të cilat lidhen me demokracinë, mbrojtjen dhe biznesin.

“Shteti ligjor, gjykatat e pastra, reforma në drejtësi. Këto janë aspekte themelore të një vendi. Si anëtarë të NATO-s, na intereson një shtet që mban peshën e mbrojtjes dhe të aleancës ”, shtoi ajo.

Ndërsa, sa i përket çështjes së biznesit ambasadorja e ka quajtur si të “pa kuptimtë”, faktin se si një vend me një pozicion të tillë gjeografik dhe strategjik, të renditet mes vendeve të varfra.

“Nuk ka kuptim. Është një vend shumë strategjik gjeografik. Mjafton thjesht të nxirret në pah potenciali i duhur dhe minimalisht, ky vend do të jetë mesatar”, u shpreh ambasadorja gjatë një interviste për Qendrën Evropiane të Studimeve mbi Sigurinë.

Të fundit

Skandal në Premier League! Yjet e futbollit kanë trukuar ndeshje

Premier League është përfshirë në një skandal të ri, pasi një ish-shef i policisë suedeze ka deklaruar se disa...

‘Heroi im Bardhi’, këshilltari i PD nxjerr postimin e Flutura Açkës më 2021

Këshilltari i PD, Marash Logu ka reaguar pasi deputetja Flutura Açka me një postim të sotëm sulmoi Gazment Bardhin, një ditë pasi Berisha dha...

Berisha nxjerr “sekretin shtetëror”: Ja ku u rrëmbye Daniel Shima

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, përmes një statusi në rrjete sociale ka folur gjatë për zhdukjen e ish-zv. drejtorit të AKSHI-t, Daniel Shima...

Pse Vuçiqi dhe Dodiku po vrapojnë pas Trumpit?

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq prej muajsh është përpjekur me ngulm të kontaktojë Presidentin e SHBA-së Donald Trump. Pas dështimit total në muajin maj në...

Kremlinit nuk i pëlqejnë propozimet evropiane për Ukrainën

Rusia ka qëndrim negativ për propozimet evropiane për garanci të sigurisë për Ukrainën dhe nuk do të pranojë asnjë prezencë të trupave të NATO-s...

Lajme të tjera

Web TV