Reshjet e dëborës/ Problematika në Skrapar, vështirësi në tre rrugë. Pa energji elektrike prej 24 orësh 4 fshatra

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shirat e dendur, dëbora në disa zona dhe era e fortë kanë kapluar vendin tonë prej disa ditësh duke sjellë kështu problematika.

Fshati Panariti në Korçë, është “në errësirë” dhe në të ftohtë, pasi për shkak të dëborës disa nga pemës janë rrëzuar duke këputur në këtë mënyrë telat e energjisë. Rrugët e Shkodrës, janë shndërruar në “lumenj” për shkak të shiut të dendur, duke i bërë të pakalueshme nga kalimtarë dhe automjete.

Deti i trazuar dhe dallgët e larta, bënë që Kapiteneria të ndalojë lundrimin e të gjitha mjeteve të vogla dhe anijeve të peshkimit në Vlorës. Problematike ishte situata edhe në Tropojë pasi prej stuhisë ka patur rënie inertesh në rrugën nacionale Bajram Curri-Valbonë, në aksin Kukës-Ura e Zapodit Shishtavec si dhe në disa akse të tjera, por tashmë ato janë pastruar dhe qarkullimi ka vijuar normalisht.

Rreshjet e dëborës që kanë rënë me intensitet të lartë gjatë gjatë natës së djeshme në zonat malore, kanë shkaktuar edhe problematikat e para në qarkun Beratit. Sipas Shtabit të Emergjencave në Prefekturën e Beratit, reshjet e dëborës janë shoqëruar me bllokime në disa rrugë fshatrash dhe mungesë të energjisë elektrike në disa fshatra të tjerë malorë. Rruga nacionale Berat-Skrapar është e kalueshme, ndërkohë që rruga drejt fshatrave: Potom, Baçkë, Leshnje, Gradec, Çukë dhe Qafë-Dërvi kalohet vetëm me zinxhirë.

Burime nga Shtabi i Emergjencave bëjnë me dije se në këto rrugë është duke u hedhur kripë për të lehtësuar qarkullimin e automjeteve në këto akse.Të njëjtat burime konfirmojnë se për shkak të dëmtimit të fidrit elektrik të Potomit, prej më shumë se 24-orësh janë pa drita katër fshatrat Leshnje, Gostenc, Kushovë dhe Faqekuq. Sipas konstatimeve në zonë, rruga më e vështirë për të qarkulluar është rruga Kapinovë-Tomorr, rruga drejt Teqesë së Abaz Aliut dhe rruga drejt fshatit Novaj.

Të fundit

Shqiptari ndërron jetë pasi u qëllua nga karabinierët

Një 47-vjeçar me origjinë shqiptare ka ndërruar jetë të dielën në mbrëmje në Sant’Olcese, në kodrat mbi Xhenova, pas...

Humbja më e thellë në karrierë, qan Neymar: Ndihem i turpëruar

Santosi pësoi një humbje të thellë 0-6 ndaj Vasco da Gamës në ligën braziliane, në një ndeshje të zhvilluar në stadiumin 'Vila Belmiro'. Ky...

Shtëpia e Bardhë pyeti nëse Zelensky do të vishte kostum në takimin me Trumpin

Shtëpia e Bardhë i ka pyetur zyrtarët ukrainas nëse Volodymyr Zelensky do të veshë kostum në takimin e tij me Donald Trump. Kështu Raporton...

“Të dashuruar nga gjimnazi”, kush janë personat që u aksidentuan në Berat

Mëngjesin e djeshëm në Berat u regjistrua një aksident me pasoje vdekjen e 29-vjeçarit Ornel Caushaj. 29-vjeçari i cili po udhëtonte me bashkëshorten e...

Lirimi i hapësirave publike, shemben 20 objekte në Fier

Në Fier vijon aksioni për lirimin e hapësirave publike. Mbi 20 objekte janë prishur deri më tani nga fadromat e Inspektoratit të Mbrojtjes së...

Lajme të tjera

Web TV