Masat kundër Covid-19/ Mijëra njerëz mbushin rrugët e Holandës kundër kufizimeve

Disa mijëra njerëz u mblodhën në qytetin qendror holandez të Utrecht të shtunën për të protestuar kundër kufizimeve të reja të koronavirusit që hynë në fuqi fundjavën e kaluar.

Protestuesit ecën nëpër rrugët e qytetit duke mbajtur pankarta që shkruanin “Liria Mjekësore Tani!” dhe duke valëvitur flamujt holandez. Një prani e fortë e policisë ishte e dukshme përgjatë rrugës së marshimit.

Është demonstrata e parë e madhe në Holandë kundër masave, të cilat përfshijnë mbylljen e bareve, restoranteve dhe shumicës së dyqaneve gjatë natës për të frenuar një valë rekord të rasteve me Covid-19 që po kërcënon të pushtojë sistemin e kujdesit shëndetësor të vendit.