Jetonte si grek/ Porositësi i vrasjes së komisar Artan Cukut pagoi 35 mijë euro për tu pajisur me pasaportë false

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Porositësi i vrasjes së komisar Artan Cukut, rezulton të jetë pajisur me identitet të rremë grek për t’i shpëtuar ekstradimit në Shqipëri.

Sipas raportimeve, Bledar Jambelli allias Rikardo Muho, porositësi i vrasjes së Komisar Artan Cukut, dyshohet se e mori pasaportën greke nga grupi kriminal që u ndryshonte identitetin kriminelëve shqiptarë, me qëllim që t’i shmangeshin drejtësisë. Bledar Jambelli kishte siguruar në Xania një kartë identiteti dhe pasaportë greke në emrin Xristos Xamkidis.

Dyshohet se ai kishte paguar 35 mijë euro për të ndërruar identitet dhe këtë e kishte bërë me qëllim që mos të ekstradohej në Shqipëri, por të qëndronte pranë familjarëve të tij që ndodhen në Greqi.

Kush është Bledar Jambelli?

Nga hetimet e kryera nga Policia e Shtetit, në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë dyshohet se Jambelli ka porositur vrasjen e komisar Cukut, ngjarje e ndodhur më 8 prill 2017.

Jambelli ka porositur vrasjen e Artan Cukut për rihapjen e një dosje në vitin 2012, kohë kur kryekomisari ishte Drejtor i Policisë Vlorë. Kjo dosje solli edhe arrestimin e Bledar Jambellit, të akuzuar për vrasjen e Shpëtim Mukës dhe Ervis Shehut në vitin 1997, e njohur si masakra e “Pusit të Mezinit”.

Kjo dosje ishte e mbyllur nga prokuroria, por Artan Cuku gjeti prova dhe vuri në pranga Bledar Jambellin. Çuditërisht 38-vjeçari u la i lirë nga gjykatat shqiptare për mungesë provash në vitin 2013. 4 vite më pas Jambelli vendosi të hakmerret duke paguar Mikel Shallarin për të vrarë Artan Cukun. Mikel Shallari ka bashkëpunuar me drejtësinë dhe ka konfirmuar që ka qënë Bledar Jambelli, i cili e pagoi për të vrarë Artan Cukun.

Të fundit

Aktorja e madhe Tinka Kurti në shtëpi të moshuarish: ishte vendimi im

Aktorja e mirënjohur shqiptare, Tinka Kurti, po jeton aktualisht në një shtëpi për të moshuar në periferi të Tiranës. Lajmi...

Për ata që nuk u vranë në Tropojë

Nga Frrok Çupi Kjo ka mbetur tani pas vrasjeve në Tropojë: Cili prej këtyre të PD të shpëtojë për vete! Të shumtët kanë shpëtuar dhe janë...

“Keni mbështetjen tonë për grup kapitujt”, Kallas: E ardhmja e Shqipërisë është në BE

Shqipëria është një aleate e Bashkimit Europian. Vendimi për të zbatuar sanksionet ndaj Rusisë tregon përkushtimin tuaj ndaj vlerave të BE e kuptoj se...

Basha i merr gjysmën e elektoratit Berishës, PD pa frymë dhe e përçarë drejt 11 majit

Lulzim Basha po tregon se është surpriza e padiskutueshme e fushatës së 11 majit, duke rrëmbyer zemrat dhe votat e demokratëve. Një sondazh i...

Pastrimi i parave shpërthen në shifra alarmante në Shqipëri

Një valë e re shqetësuese e pastrimit të parave ka goditur Shqipërinë, ku vetëm gjatë vitit 2024 janë raportuar 1,632 raste të dyshimta, një...

Lajme të tjera

Web TV