Letra e Viktor Orban për hungarezët : Merkel iku! Tani të përgatitemi për luftë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Angela Merkel ka shërbyer në Bruksel si amortizuese e përplasjes mes populistëve të lindjes dhe liberalëve dhe të majtëve të Perëndimit. Tani me largimin e saj dhe me ardhjen socialdemokratëve në Gjermani përplasja mund të ashpërsohet.

Sinjalet ashpërsimi janë dhënë me Poloninë, Hungarinë dhe Çekinë që kanë sfiduar haptazi shtyllat e Bashkimit Europian, mes të cilave edhe parimin e prevalimit të ligjit të unionit mbi ligjet kombëtare të vendit.

Megjithatë, Viktor Orban lëshon alarmin se përballja do të jetë edhe më e ashpër në vazhdim.

“Epoka e ambiguitetit, politikave të fshehta dhe driblimeve përfundoi me Angela Merkelin. Tani të përgatitemi për betejë me sytë katër”, shkruan Victor Orban në një mesazh për hungarezët.

Letra u publikua këtë të hënë. Orban thotë se bashkë me largimin e Angela Merkelit më 8 dhjetor do të largohet edhe një pjesë e jetës së europiano-qendrorëve.

“Merkel na kuptonte dhe ne e kuptonim atë. Gjermanët besnikë e të disiplinuar, hungarezët rebelë dhe të shkujdesur qëndruan krah për krah për qëllimin e përbashkët; ai i një Europë ku të gjitha kombet ndjehen si në shtëpinë e tyre”, shkruan Orban.

Orban pyet në letër nëse Merkel i hapi vetë derën telasheve me krizën e famshme të refugjatëve në 2015-n, apo thjesht iu dorëzua presionit të së majtës. “Sot nuk e dimë ende përgjigjen e kësaj pyetjeje”, thotë ai.

Në letrën e publikuar në faqen e tij zyrtare, Orban e cilëson qeverinë e re gjermane të së majtës si “pro emigracion, pro martesave mes homoseksualëve dhe me program federalist si një qeveri që ka për objektiv krijimin e një Europe pro-gjermane.

Mesazhi i Kryeministrit hungarez është publikuar në dy gjuhë; hungarisht dhe gjermanisht.

Të fundit

Titulli kampion i takon Napolit të Contes, Inter bën detyrën ndaj Comos

Napoli fiton zyrtarisht titullin në Serie A. Napoletanët “kurorëzohen” si kampion në Itali, pas triumfit 2-0 ndaj Cagliarit, në...

Gjykata rrëzon Trump për çështjen e Universitetit të Harvardit

Një gjykatë federale në SHBA ka pezulluar përkohësisht vendimin e administratës Trump për t’i ndaluar Universitetit të Harvardit regjistrimin e studentëve ndërkombëtarë. Vendimi erdhi disa...

“E pabesueshme!” Një anije mallrash përfundon në kopshtin e një burri norvegjez

Një burrë norvegjez ka folur për momentin “e pabesueshë,” kur u zgjua për të zbuluar se një anije kontejnerësh 135 metra e gjatë ishte...

Një grua sulmoi me thikë 12 persona, gjermanët shohin tmerr me sy

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Gjermani. Sipas mediave të huaja, mësohet se në stacionin e trenit në Hamburg një grua...

Ancelotti prek në zemër tifozët madrilenë: Pas Realit, nuk kam më…

Kundër Real Sociedad në “Bernabeu”, Carlo Ancelotti do drejtojë të shtunën për herë të fundit nga stoli Real Madridin. Trajneri 65-vjeçar doli para mediave...

Lajme të tjera

Web TV