Bayern dominon dhe dërgon Barcelonën në Europa League! Chelsea ngec, Juventus i rrëmben vendin e parë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Bayern e ka patur shumë të thjeshtë ndeshjen e sotme ndaj Barcelonës, duke e mposhtur 3-0 dhe duke e dërguar kështu në Europa League.

Pjesa e parë ka nisur me një kontroll nga ana e gjermanëve. Në minutën e 34’ Muller ka dërguar topin në rrjetë duke zhbllokuar sfidën. Nuk kalojnë shumë minuta dhe Leroy Sane ka shënuar një gol fantastik në minutën e 43-të.

Pjesa e dytë ka qënë pothuajse e njëjta me të parën ku Bayern në minutën e 62-të ka trefishuar rezultatin me anë të djaloshit Musiala. Barcelona e mbyll këtu aventurën e Champions League dhe do e vazhdojë në Europa League.

Benfica ka arritur të fitojë në Portugali ndaj Dinamo Kievit dhe ka zënë vendin e dytë në grup duke siguruar kualifikim për fazën tjetër të Champions League.

Man United nuk ka shkuar më shumë se barazimi 1-1 në Old Trafford ndaj Young Boys në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve të Champions League. Skuadra e Ragnick kaloi e para në epërsi me antë të Greenwood në minutën e 9, ndërsa miqtë barazuan Rieder në minutën e 42′. Ndërkohë, Man United e mbyll si e para Grupin F me 11 pikë.

Chelsea gaboi në ndeshjen e fundit dhe i la vendin e parë Juventusit në Grupin H. Londinezët barazuan 3-3 në transfertë ndaj Zenit, ndërsa italianët fituan 1-0 ndaj Malmos në Torino. Rezultati mbyll këtë grup me bardhezinjtë në krye me 15 pikë, 13 Chelsea në vendin e dytë, ndërsa Zenit me 5 pikë vazhdon në Europa League dhe Malmo eleminohet përfundimisht.

Claudinho në minutën e 38 dhe më pas Azmoun mbyllën pjesën e parë 2-1 për rusët. Në të dytën barazoi 2-2 Lukaku, sulmuesi më i shtrenjtë në historinë e Chelsea-t, që prej largimit nga Interi nuk po gjen shumë hapësira në Londër. Werner në minutën e 85 kaloi sërish Chelsea-n në avantazh, por në minutën e katërt shtesë, Ozdoev vulosi ndeshjen në 3-3.

Lexo edhe :  Skandali tek RedBulli, flet ish-drejtuesi i F1: “Horner u tregua idiot”

Në Torino, Juventusi fitoi falë një goli të shënuar nga Kean që në pjesën e parë të takimit.

Të fundit

Raporti i KE: Shqipëria në vend të parë me perqindjen më të lartë të të paraburgosurve

Nga Monada Mehmetaj, Strasburg Në një Europë që përpiqet të harmonizojë drejtësinë me të drejtat e njeriut, Shqipëria bie në...

Rama me përfaqësues të teknologjisë e inovacionit, ndalet te sulmet kibernetike

Kryeministri Edi Rama ka shkuar sot, 18 korrik, në Berat, në një takim me përfaqësues të teknologjisë, inovacionit, start up-eve. Në fjalën e tij, ai...

Asnjë kafshë pa sigurim. SIGAL garanton mbrojtje për blegtorinë shqiptare (Video)

  Një nga shtyllat kryesore për zhvillimin e bujqësisë dheblegtorisë është qëndrueshmëria financiare e sipërmarrësitblegtoral dhe e investimit të tij. Kjo qëndrueshmëri arrihetpërmes sigurimit të...

Jam studiues i gjenocidit. E njoh kur e shoh

Nga Omer Bartov* Fjalët “Kurrë më” – të shkruara me gërma të mëdha mbi një fotografi të një fëmije që ecën mes rrënojave – përbëjnë...

“Mirësevini në Shqipëri”, SMS-ja që u kushtoi qindra paund britanikëve në Korfuz

“Daily Mail” shkruan se pushuesit britanikë që kanë shkuar në Korfuz të Greqisë këtë verë duhet të bëjnë kujdes për një tarifë të fshehtë të...

Lajme të tjera

Web TV