“Zemra e Tiranës e hapur për të rinjtë”/ Veliaj: Jemi pak për t’u përçarë, ne pengojmë njëri-tjetrit për disa fosile politike

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tirana përkujtoi dhe festoi sot 8 Dhjetorin, Ditën e Rinisë. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se Tirana është gati të marrë stafetën e Kryeqytetit Europian të Rinisë për vitin 2022, ku nuk do të mungojë edhe mbështetja për projektet rinore.

“Tirana do të jetë jo vetëm një hapësirë për çunat dhe gocat e Tiranës, por një hapësirë për të gjithë çunat dhe gocat e rajonit, për t’ju thënë se Ballkani i hapur dhe një shtëpi e hapur është zemra që ofron Tirana për secilin prej jush. Tirana është në Ballkan, e di që mezi tolerohet diçka e bukur e asnjë nuk ta fal suksesin kaq kollaj, sidomos në politikë, por e vërteta është se ne ia dolëm ,pavarësisht stërkëmbëshave, jemi Kryeqyteti Europian i Rinisë. Sot jam shumë mirënjohës për të gjithë ata që na janë bashkuar nga qeveria e Shqipërisë, një qeveri e cila ka bërë shumë këto 8 vite, por më vjen mirë që jemi bërë të gjithë bashkë, qeveria lokale, qeveria qendrore, për t’u siguruar që do t’i kushtojmë një vit të tërë komunikimit, inkurajimit, financimit dhe dedikimit të projekteve rinore si kurrë më parë në këto 31 vjet”, nënvizoi Veliaj.

Kryebashkiaku iu drejtua me një mesazh edhe të rinjve aktivistë të partive politike, që të lënë pas politikën konfliktuale të viteve ’90.

“Jemi shumë pak për t’u përçarë. Kur ne ndërtojmë një shkollë, nuk e ndërtojmë për ata të partisë; në atë shkollë shkojnë të gjithë, edhe të majtë, edhe të djathtë. Ky vit i rinisë është për të gjithë, edhe për të majtë, edhe për të djathtë. Ai kampusi universitar është për të gjithë, edhe për të majtë, edhe për të djathtë. Këto evente artistike-kulturore janë për të gjithë, dielli ngroh për të gjithë. Pema e Krishtlindjes është ndezur për të gjithë dhe vetëm bashkimi mund të na çojë përpara. Në vitin 2021 nuk shkon të qënit kamikazë të partive politike, që sot janë duke luftuar për kolltukun e tyre, jo për interesin e rinisë. Nëse ke një ide ndryshe propozoje; nëse mendon se e bën këtë punë më mirë, kandido; nëse ka diçka që s’të pëlqen, voto edhe kundër, por stili i vjetër i viteve ’90, që ne pengojmë njeri-tjetrin, sabotojmë aktivitete e njëri-tjetrit për disa fosile të politikës në vitin 2021 nuk shkon. Ndaj, dora ime është e shtrirë, ftesa jonë është e hapur, krahët tona duan t’ju përqafojnë se jemi një”, theksoi ai.

Lexo edhe :  Një histori e shkurtër e Alaskës, vendit ku vendoset e ardhmja e botës

 

Të fundit

Pse rusët kanë fituar gjithmonë në samite?

Nga Federico Rampini, Corriere della Sera Historia është një shenjë e keqe, vetëm disa orë para samitit të Alaskës. Pavarësisht...

Ky është i burgosuri që minutat e fundit të jetës foli veç për një poezi…

Poshtë nënkresës, në spitalin e burgut, Mirash Ivanaj mbante një poezi që ia kishte dhënë dikush dhe që ai donte të shihte dritën e botimit. Një prej...

Drejtuesit mbi 70 vjeç rrezikojnë të humbin patentën për shkak të një testi

Ndryshimet në ligje janë nxitur nga rritja e ndjeshme e aksidenteve të rënda rrugore ku përfshihen drejtues mjeti mbi 60 vjeç. Drejtuesit e mjeteve në...

Dashuria për Coca Cola i solli Guinness, koleksionon mbi 5600 objekte unike

Një fanse e pijeve të gazuara nga Karolina e Veriut rimori një titull në Librin e Rekordeve Botërore Guinness kur koleksioni i saj i...

Si të mbroni telefonin tuaj nga nxehtësia ekstreme këtë verë

Ka gjëra që mund të bëni për të mbrojtur pajisjen tuaj nga nxehtësia e lartë. Pushimet verore kanë mbërritur dhe shumë prej nesh do të...

Lajme të tjera

Web TV