Gledis Nano takon ambasadorin austriak, diskutohet krijimi i një strukture policore Alpine

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Gledis Nano, priti në takim, ambasadorin e Austrisë në Shqipëri, Christian Steiner, i cili shoqërohej nga z. Wolfgang Samer, Oficeri i Kontaktit i Austrisë në Shqipëri.

Në fokus të këtij takimi ishin prezantimi, diskutimi rreth çështjeve me interes të përbashkët dhe evidentimi i fushave ku mund të bashkëpunohet në të ardhmen.

Ambasadori i Austrisë në Shqipëri, Christian Steiner, përgëzoi Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, për emërimin në detyrë, dhe vlerësoi bashkëpunimin shumë të mirë mes dy organeve ligjzbatuese, në fusha të ndryshme, kryesisht për çështjet e sigurisë. Ambasadori i ka shprehur Drejtor Nanos, gatishmërinë e palës austriake, për të dhënë ndihmën dhe kontributin e saj për ngritjen/krijimin e një strukture të Policisë Alpine pranë Policisë së Shtetit.

Njëkohësisht, ambasadori garantoi Drejtor Nanon, për forcimin e bashkëpunimit në të ardhmen, në fushat me prioritet, si lufta kundër krimit të organizuar, trafikut të lëndëve narkotike, pastrimi i parave, hetimi financiar, si dhe migracioni i paligjshëm.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano falënderoi ambasadorin, për kontributin e ambasadës austriake, për bashkëpunimin e deritanishëm mes palëve, duke shprehur konsideratën e tij të lartë për Policinë austriake. Nano shprehu gatishmërinë dhe angazhimin e tij personal për ta vazhduar dhe ta thelluar bashkëpunimin në të ardhmen, me Policinë austriake.

Ai njohu ambasadorin, me masat që ka marrë Policia e Shtetit, nëpërmjet strukturave kufitare dhe atyre kriminale, për të parandaluar dhe goditur kalimin e paligjshëm të kufirit, masa këto që konsistojnë edhe në bashkëpunimin e bashkërendimin e veprimeve me homologët e Policisë kosovare dhe malazeze.

Nano sugjeroi që në të ardhmen të konsiderohet përfshirja e palës shqiptare, në hetime të përbashkëta me palën austriake, për çështje që kanë të bëjnë me krimin ekonomik dhe financiar, pastrimin e parave, korrupsionin dhe fushën e narkotikëve. Njëherazi sugjeroi që të organizohet një takim mes drejtuesve të strukturave të antiterrorit të dy policive, në mënyrë që të rritet bashkëpunimi në këtë fushë.

Lexo edhe :  “Shokët” e burgut votojnë Ilir Metën, fiton shumë vota te “313”-ta

Oficeri i Kontaktit i Austrisë në Shqipëri, z. Wolfgang Samer, shprehu gatishmërinë e tij për ta vazhduar bashkëpunimin e ngushtë me Policinë e Shtetit, duke shkëmbyer informacione për çdo rast apo problematikë, duke qenë transparent dhe me përkushtim për të arritur qëllimin e përbashkët, atë të luftës ndaj krimit.

 

Të fundit

Olta Xhaçka thellon avantazhin ndaj Blerina Gjylametit në Tiranë! Ja renditja

Vijon numërimi i votave preferenciale në Tiranë. Ish-ministrja Olta Xhaçka ka kaluar kolegen e saj, Blerina Gjylameti me 55...

Ja çfarë fiton një shtet kur merr çmimin e parë në Eurovision

Kur një vend fiton Eurovisionin, nuk është thjesht një trofe i bukur që zbukuron zyrat e televizionit kombëtar. Fitorja sjell një sërë avantazhesh të...

Elisa Spiropali: Papa i Ri, ura dashurie dhe dialogu në kohë trazirash

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, ka reaguar përmes një mesazhi në rrjete sociale me rastin e fillimit të Pontifikatit të Shenjtërisë së...

Pse ka më shumë vota të numëruara se sa vota në total? Shpjegon Celibashi

Kryetari i Komisionit Qendror Zgjedhor, Ilirjan Celibashi ishte këtë të diel në një lidhje direkte për Euronews Albania ku u pyet nga gazetarja Greta...

Joe Biden diagnostikohet me sëmundjen e rëndë!

Ish-presidenti Joe Biden diagnostikohet me kancer në prostatë. Një deklaratë nga zyra e tij tha se Biden, i cili u largua nga Shtëpia e Bardhë...

Lajme të tjera

Web TV