E papritur/ Bora Zemani dhe Olsa Muhameti largohen nga “Për’puthen”, ja kush pritet t’i zëvendësojë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Prej kohësh në rrjet po përflitej fakti se autorja e emisionit, Olsa Muhameti, kishte paralajmëruar publikun se do të merrte një pushim të gjatë pas edicionit të tretë të “Për’puthen”.

Ajo u shpreh më herët se kishte nevojë të largohej paska nga ekrani dhe të bënte një pushim të gjatë, ndërsa rrjedhimisht me Olsën do të largohet edhe moderatorja Bora Zemani.

Bora, një ndër vajzat më të komentuara të publikut gjatë muajit të fundit, s’ka dhënë ende asnjë deklaratë për mediat lidhur me largimin e saj.

Megjithatë, lart e poshtë flitet se Olsa dhe Bora mund të zëvendësohen nga Luana Vjollca, e cila e ka gjithmonë derën të hapur në “Top Channel”.

Madje, Luana tregoi më herët se ishte në punë e sipër për një emision ‘dating’, ndaj emisioni i ri mund të mos mbajë fare as emrin “Përputhen”.

Mendohet që Luana do të jetë si autore, ashtu edhe moderatore e këtij emisioni pas “Përputhen”, por ka edhe një pistë tjetër “dyshimesh”.

Thuhet se dy emra të tjerë që mund të zëvendësojnë Borën mund të jenë Zefina Hasani dhe Klea Huta. Zefina ka qenë edhe më parë autore dhe bashkëautore në disa emisione të Top Channel si “The Voice”, “Hell’s Kitchen”, “Pasdite” etj, ndërsa Klea aktualisht drejton “Këngë moj” në “Vizion plus”.

Megjithatë, duhet të presim ende për këto ndryshime drastike të “Për’puthen”.

Të fundit

Klienti godet me thikë praktikantin e berberhanes, zbardhen detajet

Zbardhen detaje të reja nga plagosja e 25-vjeçarit në Vlorë! Ngjarja ka ndodhur si pasojë e një konflikti të mëparshëm...

Avokati Kujtim Cakrani: Rama është palaço që i hedh benzinë zjarrit

Avokati Kujtim Cakrani, mbrojtësi ligjor i policit Ardian Isufi i cili tashmë është i pezulluar, ka deklaruar se nuk është klienti i tij ai...

Duka, vizitë historike në Bujanoc për turneun futbollit në Luginën e Preshevës

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, zhvilloi një vizitë historike në komunën e Bujanocit, në kuadër të turneut të futbollit për fëmijë...

Lufta në Gaza, BE propozon që Izraelit t’i pezullohet qasja në fonde

Komisioni Evropian ka propozuar pezullimin e qasjes së Izraelit në fondet e Bashkimit Evropian për start-up në fushën e teknologjisë, teksa presioni rritet për...

Cilat janë pasaportat më të fuqishme në botë për 2025?

Firma britanike e konsulencës Henley & Partners ka publikuar edhe këtë vit renditjen e saj, tashmë tradicionale, të pasaportave më “të fuqishme” në botë,...

Lajme të tjera

Web TV