Pas sanksioneve të SHBA-së, Kurti paralajmëron “luftë ndaj grupeve kriminale”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka paralajmëruar mobilizim për luftë ndaj grupeve kriminale “pa dallim etnie”. Këtë deklaratë ai e bëri në hapje të mbledhjes së qeverisë duke e përmendur vendimin e Departamentit të Thesarit të SHBA-së të 8 dhjetorit që ka futur në listë të sanksioneve 13 qytetarë serbë të Kosovës. Kjo listë, përfshin ndër të tjerë, nënkryetarin e Listës Serbe, Milan Radoiçiqin, biznesmenët nga veriu i Kosovës, Zvonko dhe Zharko Vesellinoviqin, si dhe Srgjan Vulloviqin, Zhelko dhe Andrija Bojiqin dhe Radulle Steviqin. Në komunikatën e Departamentit amerikan të Thesarit, Zvonko Vesellinoviq identifikohet si udhëheqës i grupit të krimit të organizuar dhe gjithashtu si një nga figurat më famëkeqe të korrupsionit në Kosovë. Ndërkohë, kryeministri të premten më 10 dhjetor ka përsëritur se e mbështesin vendimin e SHBA-së duke thënë se sanksionet “treguan qartë adresat konkrete të vatrave të kriminalitetit”. Ai ka shtuar se ky vendim ka arsyetuar operacionin policor kundër kontrabandës në veriun e Kosovës gjatë tetorit 2021. “Lidhjeve e bashkëpunimit ndëretnik të grupeve kriminale dhe fushëveprimit transnacional ne do t’i përgjigjemi me luftë të përbashkët ndërmjet zyrtarëve të institucioneve pa dallim etnie dhe bashkëpunimin ndërkombëtar me aleatët tanë”, tha Kurti. Rikujtojmë se sipas vendimit të SHBA-së grupi i lartpërmendur “është i angazhuar në skema të mëdha të ryshfetit me zyrtarë të sigurisë, kosovarë dhe serbë, të cilët lehtësojnë trafikimin e paligjshëm të mallrave, parave, narkotikëve dhe armëve midis Kosovës dhe Serbisë”. Grupit të personave të sanksionuar iu bllokohet kryesisht prona dhe qytetarëve amerikanë u ndalohet të bashkëpunojnë me ta.

Kurti: S’ka marrëveshje me Serbinë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se nuk do të ketë marrëveshje me Serbinë, pa e zbardhur çështjen e personave të zhduku me dhunë gjatë luftës në Kosovë. Kurti tha në Ditën e të drejtave të njeriut se kjo ditë është e veçantë që në 30 nene e kodifikon dinjitetin e njeriut. Ai në këtë ditë të rëndësishme ka folur për personat e zhdukur me dhunë gjatë luftës në Kosovë. “Nga 10 qershori i vitit 1999 diku rreth një muaj edhe vet kam qenë i zhdukur, jo pse isha i zhdukur për vete por familja nuk e dinte se ku jam deri atëherë kur na vizitoi Kryqi i kuq ndërkombëtarë në korrik të 1999…”, tha Kurti. Ai tha se e kanë bërë të qartë se çështja e të pagjeturve është prioritet. “Unë besoj që e keni përcjellë edhe ju se personalisht kam qenë i zëshëm dhe në secilin takim me akterë relevantë ndërkombëtar, e kam përmendur çështjen e personave të zhdukurve me dhunë, si çështje edhe me prioritet edhe urgjencë. Po e ri-them që marrëveshje me Serbinë nuk ka pa e u zgjidhur çështja e të zhdukurve me dhunë”, shtoi Kurti. Ai tha se janë në proces të diskutimit për hapjen e disa vend-varrezave. Kurti po ashtu bëri të ditur se kanë kërkuar amandamentimin e Ligjit për personat e zhdukur. Kryeministri i vendit tha se kanë kërkuar që të ngrihet një qendër memoriale në Prishtinë për krimet e luftës. “Ne realisht kemi shkuar një hap përtej kësaj dhe veçse kemi përfunduar fazën e parë të punës për themelimin e Institutit për adresimin e krimeve të kryera gjatë luftës. Në nëntor e kemi nisur draftimin e Projektligjit dhe besojmë brenda gjashtë muajve të parë të 2022 do të kemi një mekanizëm funksional që do të dokumentojë dhe adresojë krimet e kryera gjatë luftës”, tha Kurti.

Lexo edhe :  Kosovë/ Kuvendi sot mblidhet në seancën e 49 të konstituimit

 

 

Të fundit

Edi Rama falenderon çunat që çmontuan strukturën metalike të lokalit

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Kryeministri Edi Rama ka falenderuar ata individë që i janë bindur urdhrit...

Shpëtuan të moshuarin që po digjej në shtëpi, Ilir Proda falenderon policinë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, ka falenderuar përmes një mesazhi punonjësit e policisë të cilët shpëtuan një të moshuar i...

Lapaj: Në 2 muajt e fundit kam refuzuar oferta nga PS

“Në dy muajt e fundit, mua më kanë ardhur oferta nga Partia Socialiste për mandatin. Nuk kam pranuar, i kam refuzuar totalisht”. Kështu u shpreh...

Djali i Joe Biden: Babait i dhanë ilaç gjumi para debatit me Trump

"I dhanë ilaç gjumi dhe ishe i lodhur". Kështu ka deklaruar djali i ish-Presidentit të SHBA, Joe Biden për debatin që i ati i...

“Lapaj dhe Shabani, t’ju jap një lëpirëse të dyve”

sh-deputeti Ralf Gjoni ka komentuar këtë mbrëmje në emisionin "Now" me Erla Mëhillin përplasjen mes Adriatik Lapajt të "Shqipëria Bëhet" dhe Endrit Shabanit të...

Lajme të tjera

Web TV