SHBA vendos sanksione lidhur me të drejtat e njeriut ndaj Kinës, Mianmarit dhe Koresë së Veriut

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shtetet e Bashkuara vendosën të premten sanksione të reja lidhur me të drejtat e njeriut ndaj dhjetëra njerëzve dhe subjekteve të lidhura me Kinën, Mianmarin, Korenë e Veriut dhe Bangladeshin dhe shtuan kompaninë kineze të inteligjencës artificiale SenseTime Group në listën e zezë të investimeve.

Kanadaja dhe Mbretëria e Bashkuar iu bashkuan Shteteve të Bashkuara në vendosjen e sanksioneve në lidhje me abuzimet e të drejtave të njeriut në Mianmar, ndërsa Uashingtoni vendosi gjithashtu sanksionet e para të reja ndaj Koresë së Veriut nën administratën e Presidentit Joe Biden dhe vuri në shënjestër entitetet ushtarake të Mianmarit, në ditën për të Drejtat e Njeriut.

“Veprimet tona sot, veçanërisht ato në partneritet me Mbretërinë e Bashkuar dhe Kanadanë, dërgojnë një mesazh se demokracitë në mbarë botën do të veprojnë kundër atyre që abuzojnë me pushtetin e shtetit për të shkaktuar vuajtje dhe shtypje,” tha zëvendës sekretari i Thesarit Wally Adeyemo në një deklaratë.

Misioni i Koresë së Veriut në Kombet e Bashkuara dhe ambasadat e Kinës, Mianmarit dhe Bangladeshit në Uashington nuk iu përgjigjën menjëherë kërkesave për koment.

Presidenti Biden mblodhi mbi 100 udhëheqës botërorë në një samit virtual këtë javë dhe bëri thirrje për forcimin e demokracive në mbarë botën, duke e quajtur mbrojtjen e të drejtave dhe lirive përballë autoritarizmit në rritje si “sfidën më përcaktuese” të epokës sonë. Departamenti amerikan i Thesarit ka ndërmarrë një sërë veprimesh këtë javë ndërsa zhvillohej samiti.

Departamenti i Thesarit shtoi të premten kompaninë kineze të inteligjencës artificiale SenseTime në listën e “kompanive komplekse ushtarako-industriale kineze”, duke e akuzuar atë se ka zhvilluar programe të njohjes së fytyrës që mund të përcaktojnë përkatësinë etnike, me një fokus të veçantë në identifikimin e ujgurëve etnikë.//VOA

Të fundit

Djegia e flamurit shqiptar, Spahiu: U përdhos atje ku ka urrejtje për ne

Një video që tregon disa të rinj teksa shkelin dhe kalojnë me makinë mbi flamurin shqiptar të hedhur në...

“Zjarrfikësja nuk kishte ujë”, flasin banorët e Delvinës

Banorë të fshatrave Senicë, Vergo dhe Palavli kanë folur mbi situatën e zjarrit në Delvinë, pasojat që ka lënë pas dhe ndërhyrjen nga autoritetet. “Unë...

Flet pronarja e shtëpisë së djegur: Do flemë në qiell të hapur, kush do mendojë për ne?

Ana Duka është një banore e fshatit Kopaçëz të Delvinës, që është prekur nga zjarret shkatërrimtare. Disa orë pasi u detyruan të evakuoheshin nga shtëpia...

Zbulohet plani që do përmbyste qeverinë në Beograd

Serbia ëshë tronditur nga zbulimi i një plani për të përmbysur qeverinë dhe për të bërë një ndryshim me forcë të pushtetit. Prokuroria e...

Akt heroik i policëve në Delvinë, shpëtojnë fëmijën 10 vjeç

Një akt heroik është shënuar në fshatin Kopaçëz të Delvinës, ku dy efektivë policie kanë rrezikuar jetën për të shpëtuar një fëmijë 10-vjeçar dhe...

Lajme të tjera

Web TV