Zbardhet krimi që tronditi Laçin! Si u vra biznesmeni nga babë e bir, momenti kur arrestohen (Video)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia e Kurbinit ka vënë në pranga dy autorin e dyshuar të vrasjes së biznesmenit Rakip Roli, i njohur ndryshe edhe si Pilot Roli, si dhe dy bashkëpunëtorët e tij. Biznesmeni Roli kishte një biznes materialesh ndërtimi në zonën e Sanxhakut.

Po ashtu policia njofton se është proceduar penalisht në gjendje të lirë për shkak të moshës shtetasi D.G., banues në Kurbin, për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit “.

“Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera nga grupi i posaçëm hetimor, rezultoi se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta dhe se autori i  dyshuar i vrasjes së 55- vjeçarit është shtetasi Ll.L., 22 vjeç dhe bashkëpunëtorët babai i tij shtetasi S.L., 56 vjeç dhe shoku i tij shtetasi K.Gj., banues në Kurbin.

Policia e Kurbinit dhe të gjtha strukturat e DVP Lezhë, në bashkëpunim me FNSh Shkodër,Forcën  Operacionale në DPPSh,  dhe forcat speciale Renea, kanë vijuar kërkimet intensive për lokalizimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar të vrasjes së 55-vjeçarit”, njofton policia.

Si rezultat i kontrolleve të pandërprera të ushtruara në banesa dhe ambjente të ndryshme, ku dyshohej se mund të fshiheshin autorët, mbi bazën e informacioneve të siguruara në rrugë operative dhe në bashkëpunim të ngushtë me qytetarët, Policia bëri të mundur lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të autorëve të dyshuar, në Fushë Milot, Kurbin. Sapo kanë konstatuar shërbimet e Policisë kanë tentuar të largohen.

Po ashtu është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale dhe një armë kallashnikov, me të cilën dyshohet të jetë kryer krimi, si dhe u sekuestrua një mjet tip “Benz ” dhe një motoçikletë, me të cilët dyshohet se lëviznin autorët.

Lexo edhe :  Mes dashurisë ndaj katër putrakëve dhe mizori-hedhjes nga Ura Vajgurore…

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Pare Kurbin për veprime të mëtejshme hetimore, për veprat penale “Vrasje me paramendim, e kryer në bashkëpunim ” dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”.

Të fundit

VIDEO/ Gola dhe spektakël mes Barcelona dhe Inter, kualifikimi vendoset në Itali

Barcelona dhe Interi kanë dhuruar një përballje të parë spektakolare mes tyre në gjysmëfinalet e Ligës së Kampioneve, në...

Sulmi i Monika Kryemadhit: “Tedi Blushi ka qenë pa shtëpi, sot ka tri. Gruaja e tij…”

Deputetja Monika Kryemadhi ka hedhur sërish akuza ndaj sekretarit të Partisë së Lirisë, Tedi Blushi. Kryemadhi dhe Blushi prej largimit të Monikës nga partia,...

Mister skandaloz për zgjedhjen e Papës! Kardinali “rinohet” me 11 muaj

Një ndryshim i pazakontë në dokumentet zyrtare të Vatikanit ka hedhur dritë mbi një mister të vogël, por me pasoja të mëdha: datën e...

SHBA vendos sanksione të reja ndaj sektorit të energjisë së Iranit

SHBA-të po vendosin sanksione të reja ndaj sektorit të energjisë së Iranit mes përpjekjeve të vazhdueshme të administratës Trump për të arritur një marrëveshje...

I ftohti dëmton 2 mijë rrënjë kivi në Llakatund, fermeri: Ia kam lënë Zotit në dorë!

Për të pasur sukses në bujqësi nuk mjafton vetëm toka pjellore, duhet përvojë dhe durim përballë të papriturave. Që prej vitit 2004, Qazim Muhametaj...

Lajme të tjera

Web TV