Një incident i papritur është regjistruar mbrëmjen e djeshme në shtëpinë më të njohur të Shqipërisë “Big Brother”, ku ishte e nevojshme edhe ndërhyrja e policisë.
Teksa banorët po qëndronin në oborr si zakonisht për të biseduar përpara gjumit, një person nga jashtë ka gjuajtur me gurë në drejtim të tyre.
Pas këtij incidenti, për sigurinë e banorëve menjëherë ka mbërritur policia.
Kjo nuk është hera e parë që një kalimtarë i afrohet me qëllim shtëpisë, pasi jo shumë kohë më parë një person iu drejtua me një gjuhë të papërshtatshme Donaldit, në kohën kur sapo kishte shfaqur pëlqimin për Beatrix. Mendohet të ketë qenë një fans i Borës, megjithatë nuk dihet asgjë konkrete.