Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë vlerëson me titullin “Honoris Causa”, Presidentin e Kroacisë (2010-2015) Prof. Dr. Ivo Josipovic.

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Universiteti Medhetar i Shqipërisë i akordoi sot titullin “Honors Causa”, Prof.Dr. Ivo Josipovic, Presidentit të Kroacisë (2010-2015), një personaliteti shumë dimensional me kontribute të mëdha në politikë, jurisprudence, muzikë.

Themeluesi i Universitetit Mesdhetar i Shqipërisë, Akademik Prof. Dr. Anastas Angjeli, njëkohësisht edhe rekomandues i tituullit vlerësoi figurën e ish presidentit të Kroacisë. “Ivo Josipović është shembulli më i mirë i intelektualit, artistit dhe njeriut politik të angazhuar. Një intelektual, i cili nuk e konsideron veten si të shkëputur nga komuniteti por pjesë integrale e tij. Një artist, i cili nuk i shikon të tjerët nga maja në të cilën gjendet por i ndihmon ata të ngjiten vetë me mundin e tyre drejt majave. Një politikan, i cili mision të jetës së tij ka shërbimin ndaj njerëzve të thjeshtë duke qëndruar besnik ndaj parimeve të tij”, u shpreh Angjeli. Ai shtoi se z. Ivo Josipovic ka qenë gjithmonë një figure politike e moderuar në një ambjent politik gati gati toksik si ky i rajonit tonë ku toleranca, repsektimi i mendimit ndryshe, mos stereotipizimi negativ i “TJETRIT” jo gjithmonë konsiderohen rezultative.” E megjithatë Ivo, gjatë gjithë veprimtarisë së tij politike, i ka qëndruar besnik këtyre vlerave duke demonstruar se në politikë mund të jesh i suksesshëm edhe duke zgjedhur rrugën më të vështirë. Atë të ndershmërisë, të integritetit dhe të modestisë”, tha Angjeli.

Në ceremoninë e zhvilluar morën pjesë dy ish-Presidentët e Republikës së Shqipërisë, Z.Alfred Moisiu e Z.Bujar Nishani, Presdidenti Aktual i Republikës së Shqipërisë Z. Ilir Meta, ish-Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruci, Kreu i Akademisë së Shkencave, Skënder Gjinushi si dhe Politikanë të njohur: Mimi Kodheli e Damian Gjiknuri dhe ambasadorë. Ceremoninë e hapi Rektori i Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë, Adrian Civici,i cili theksoi se në kohën kur ishte në krye të shtetit, Presidenti kroat, ka insistuar vazhdimisht për temën e pajtimit dhe bashkëpunimit në vendet e Ballkanit perëndimor. Vlerësime për kontributin në politikë, por edhe në art e mësimdhënie ish presidenti i Kroacisë, mori edhe nga Prof. Dr, Vasil Tole, Anëtar i Akademisë së Shkencave. Ivo Josipovic u diplomua në Universitetin e Zagrebit për Shkenca Juridike dhe kreu studime në Max-Planck Institute në Freiburg dhe Hamburg, Institutin e Shkencave të Kriminologjisë ne Graz, në Yale University etj. Ai vazhdon të kontribuojë në Universitetin e Zagrebit, si Profesor i Procedurës Penale dhe i së Drejtës Penale Ndërkombëtare. Gjatë karrierës së tij të gjatë akademike, e cila vazhdon akoma, ka botuar një sërë librash dhe artikujsh shkencorë brenda dhe jashtë vendit të tij. Ka lektoruar në shumë Universitete prestigjoze si Universiteti i Grazit dhe Universiteti i Vjenës në Austri, Yale University në Shtetet e Bashkuara, Universiteti i Romës në Itali, Universiteti i Beogradit në Serbi, London School of Economics në Mbretërinë e Bashkuar.

Lexo edhe :  Skandal tjetër pas qumështit, në Shqipëri është shitur sheqer palmë i kontaminuar

Të fundit

“Më keni bullizuar për një gjë që s’e kontrolloj dot”, John Cena bën ndërhyrje estetike

Ylli i njohur i mundjes dhe aktori, John Cena, ka zbuluar hapur se ka kryer një transplant flokësh si...

7,4 miliardë euro financim, tuneli rekord që do të lidhë Skandinavinë me Europën Qendrore

Një tunel rekord po ndërtohet nën Detin Baltik midis Danimarkës dhe Gjermanisë, i cili do të shkurtojë kohën e udhëtimit dhe do të përmirësojë...

Mbyllja e “Voice of America”, Gjykata urdhëron ndalimin e tentativave të Donald Trump

Një gjykatës federal ka urdhëruar administratën Trump të ndalojë përpjekjet e saj për të çmontuar “Zërin e Amerikës” dhe organet e tjera të lajmeve...

Ndarja nga jeta e Papa Françeskut, Baba Mondi: Zoti e bekoftë, na quajti popull fisnik

Kreu i Bektashinjve, Haxhi Dede Edmond Brahimaj, ka zhvilluar një vizitë pranë Nunciaturës Apostolike në Tiranë (Ambasada e Vatikanit), për të lënë një mesazh...

Tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.2 ballë në Stamboll, epiqendra në detin Marmara

Një tërmet i fuqishëm ka tronditur Stambollin dhe rajonet përreth mëngjesin e sotëm. Tërmeti ishte me magnitudë 6.2, me epiqendër në Detin Marmara, duke përfshirë...

Lajme të tjera

Web TV