Nga Frrok Çupi
Këta, prapë po kërkojnë nëpër nofullat e tij të hapura; prapë nuk duket gjë nga dhëmbët e hershëm. Atëherë, në një kohë të zezë, ky të merrte në qafë. Po të ishte atëherë dhe ti të hyje në zyrat e Ushqimit të Ushtrisë që u quajt SHQUP, ti nuk e di çfarë të priste… Të priste një pamje horror: Ai, me dhëmbët e tij mund të hante Shtëpinë Qendrore të Ushtrisë, restorantin ku hanin oficerët e Ushtrisë komunistë, sallën e Teatrit, banjat dhe toiletet- njëherësh. Ndërsa tani ka mbetur si një gërdallë; as armë, as dhëmbë. Armatimi fundit i Sali Berishës u çimentua në Gërdec, ku hapi gojën me zjarr dhe vrau një fëmijë 7 vjeçar dhe 26 burra e gra të tjera. Dje hyri në haletë e Shtëpisë Qendrore të Ushtrisë që quhet SHQUP, dhe pa disa armë të vendosura ty që në periudhën e Mao Ce Dunit dhe u tmerrua: iu duk sikur ishin armë të NATO-s dhe ia mbathi me të katra.
… Por mbetën të tjerët. Të tjerët rreth tij po shpresojnë se në gojën e Saliut ka mbetur ndonjë dhëmb. Arben Ristani, një shërbëtor i pa formë i Saliut ( më parë i Ilir Enver Hoxhës) ngriti botën më këmbë dhe tha se në fund të shpellës shikonte një dhëmb që ishte ende i gjallë. Ai deklaroi se një dhëmb i Sali Berishës mund të hante gjashtë fuqitë e mëdha të botës, duke filluar nga Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian, Britania, Franca, Gjermania, Italia dhe Italia. Zoti Ristani, pinjolli i një familjeje që fotografonte çdokënd që paguante 25 lekë, dje fotografoi dhëmbin e vetëm që ka mbetu në gojën e Saliut dhe njoftoi gjithë botën e pa shpresë se ‘po shikoj një dhëmb që do të hajë botën!’. Një jetë të tërë servilët dhe lapanjozët rreth Berishës shqiptar, kanë thërritur nëpër botë se ky do të hajë Amerikën dhe Evropën. Këta, si islamistë të dhunshëm dhe kamikazë të ‘Shtetit Islamik’ të Berishës kanë mbushur me shpresë ed deri me slogane juridike e me njerëz të inkriminuar Stadiumin Qemal Stafa. Sali Berisha është shpallur tani një nga terroristët ndërkombëtar, por këta duan t’i shikojnë një dhëmb në fund të grykës.
Po të ishte i vetëm, Sali Berisha nuk mund të hynte në selinë e Partisë Demokratike për të terrorizuar politikën dhe për të lëshuar mesazhe në drejtim të qytetërimit perëndimor se ‘unë nuk pyes për ju, do ta mbys demokracinë’. Por nëse servilët e tij nuk do të ishin të korruptuar dhe të inkriminuar, as që do të kishin takat të futeshin ne shpellat organike të Berishës dhe të shikonin ‘shpresë’!. ‘Heeej, atje ka mbetur edhe një dhemb!’.
Mirëpo nuk ka mbetur asgjë, fatkeqësisht për ta.
Po të kishte mbetur qoftë edhe edhe një dhëmb në gojën e Sali Berishës, këta që ka përballë as që do të guxonin të ishin përballë. Madje, as Luli që i qëndroi gjithnjë nënsqetull, nuk do të guxonte të ndodhej përballë në SHQUP. Kjo është një histori e trishtë: Dhunuesi i jetës së qytetarëve shqiptarë në Demokraci, do të ndodhej vetëm para murit të superfuqive; ndryshe nuk do të binte përtokë pa dhëmbë dhe pa shpresë. Na ka mbuluar me një turp historia politike e dy shekujve të fundit: Udhëheqësit e tmerrshëm të kombit na i hoqën qafe të huajt.
E huaj quhet edhe vdekja që mori Enver Hoxhën.
Ndërsa të tjerët nuk e arritën Enverin. Haxhi Qamilin e vranë ushtarët serbë në Qukës të Librazhdit; që në atë moment fuqitë e Perëndimit lavdëruan fatin që Shqipërinë e pushtuan ushtritë serbe dhe çliruan shqiptarët nga një dhunues si Haxhi Qamili.
Pastaj i hoqën qafe Ahmet Zogun, që tani e konsiderojnë një ‘demokrat’. Ai, sigurisht, nuk krahasohet as me Enverin, as me Saliun. Por e la vendin në tradhti duke i dhënë mësime pasardhësve se ‘kundërshtari vritet edhe në shpellë’.
Sali Berishën nuk do ta hiqnin qafe as tërmetet as mortje, nëse nuk do të ishte fuqia e Shteteve të Bashkuara dhe e Perëndimit, ai do të hante me gojën e hekurt gjithë jetën e vendit. Por ja që ndodhi eliminimi i përbindëshit.
Ndërsa të devotshmit e tij po shpresojnë se ‘kanë parë një dhëmb në gojën e thellë’.
Koha kur Berisha kishte dhëmbë nuk përmendet, sepse po u përmend tani, do të ngjallte frikë te fëmijët. Fëmijët dhe adoleshentët kanë lindur pas viti 1996 kur u gjakos sheshi Skënderbe nga gjaku i opozitarëve. Fëmijët dhe adoleshentët kanë lindur pas viti 1997 kur ky ngriti popullin e Veriut për të rrjepur popullin e Jugut; dhe e di pse? Sespe Saliu nuk i donte njerëzit e Jugit. Fëmijët dhe adoleshentët kanë lindur pas vitit 1998, kur Sali me plot dhëmbë në gojë, kreu grushtin e shtetit. Ja, njësoj si dje në selinë e PD. Por ndryshimi është se, ndërsa sot nuk ka dhëmb në gojë, atëherë kishte dhëmbë në formën e tankeve dhe të njerëzve budallenj…
Tani Saliut i kanë mbetu rrotull tij vetëm disa njerëz budallenj, por jo tanke, jo fuqi, jo aleatë, jo besim, jo nder e moral, jo burrëri…
Nja tre a katër budallenj rreth tij vijnë rrotull, shikojnë në një gropë të errët dhe japin alarmin ‘Eureca’, sikur kanë parë një dhëmb në gojën e Berishës. Por edhe ky është iluzion. Bye, Sali!
Copyright Fjala.al
Ky artikull është ekskluziv i Gazetës Fjala, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gazeta Fjala dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.