Shpërblimi i fundvitit, Manastirliu tregon se cilat kategori përfitojnë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Qeveria Shqiptare në mbledhjen e sotme ka vendosur që të mbështesë me paketën e solidaritetit (shërblimin e fundvitit) disa kategori në nevojë. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu bëri me dije se nga paketa e solidaritetit të fundvitit do të përfitojnë 3,000 lekë (të reja) të gjithë familjet që përfitojnë nga skema e ndihmës ekonomike si dhe personat me aftësi të kufizuara.

“Qeveria ka vendosur shpërblimin e fundvitit për familjet në ndihmë ekonomike dhe janë rreth 66 mijë familje të cilat përfitojnë ndihmë ekonomike, të cilat do të përfitojnë nga paketa e solidaritetit. Gjithashtu të gjithë ata përfitues të skemës së pagesave të aftësisë së kufizuar, janë rreth 72 mijë individë, të cilët do të përfitojnë shpërblimet e fundvitit”, bëri me dije Manastirliu.

Fondi që qeveria shqiptare do të vërë në dispozicion për shpërblimin e fundvitit për këto kategori është rreth 4 milionë dollarë, pa përfshirë këtu kategorinë e pensionistëve.

Të fundit

Kodi i Ri Penal, Fatos Lubonja: Rama po e bën për të forcuar pushtetin

Analisti Fatos Lubonja, i ftuar në News 24, foli për zhvillimet e fundit politike në vend. Lubonja, duke komentuar draftin...

Guardiola vs Amorim, nis “derbi” për lojtarin që kushton 120 mln euro

Manchester United thuhet se do të përballet me konkurrencën e Manchester City për nënshkrimin e mesfushorit të Brighton, Carlos Baleba. Sipas ESPN, Pep Guardiola...

Eksodi i çmendur, “Vlora” dhe 20 mijë shpirtra mbi një det shprese

Nga Leonard Veizi Nga larg, mëngjesi i 8 gushtit 1991 nuk dukej se kishte asgjë të zakonshme në portin e Durrësit. Ajri rëndonte nga dielli...

Paga minimale: Shqipëria 400 euro, Mali i Zi 670 euro, Serbia 618 euro

Kostot e jetesës në Shqipëri zhvlerësojnë pagat, e sidomos atë minimale. Prej prillit të vitit 2023, paga minimale në Shqipëri është 40 mijë lekë...

34-vjetori i eksodit, Bari i jep nënshtetësinë italiane një çifti shqiptar

Sot në Bari u përkujtua 34 vjetori i eksodit të shqiptarëve, ku anija “Vlora” mbërriti në brigjet e qytetit italian me rreth 20 mijë...

Lajme të tjera

Web TV