Konflikti/ Beteja Berisha-Basha, plas sherri edhe mes grave në PD

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Albana Vokshi, Kryetarja e LDG në PD dhe aktivistja Evi Kokalari janë provokuar gjatë një deklarate për median përpara selisë blu. Deklarata dhe kundërdeklarata për përlasjen e grave demokrate. Reagon ish- lideri i PD-së Sali Berisha, PD thotë se po largojnë vëmendjen nga inceneratorët

 

Akuzat dhe kundërakuzat janë nisur nga ish- lideri i Partisë Demokratike Sali Berisha dhe kryedemokratit Lulzim Basha, por përleshja fizike nga ndodhur mes “grave” të Berishës dhe Bashës. Dje, në selinë blu ndaj Albana vokshi, kryetare e Gruas dhe aktivistes Evi Kokalari është përdorur një fjalor joetik. Kur kanë dalë nga selia e PD-së për të mbajtur një deklaratë për shtyp mbi takimin që bënë me gratë demokrate, disa punonjëse të PD kanë provokuar duke e quajtur Evi Kokalarin mashtruese dhe duke mos lejuar të zhvillohet deklarata për median normalisht. “Sa rrugë ke bo? Kush të ka paguar ty? Sa rrugë ke bërë Amerikë-Shqipëri, për çfarë arsye mashtron, pse mashtron, mashtruese?”, iu drejtua një nga militantet Evi Kokalarit. “Kjo është fytyra e Lulzim Bashës”, u përgjigj Kokalari. “Ik në Amerikë, kthehu”, iu përgjigj militantja e PD. “Mos më prek me dorë”, i është kthyer Kokalari. Deputetja Albana Vokshi u shpreh gjatë momenteve të tensionit se Komisioni i Rithemelimit do vijojë punën për referendumin e 18 dhjetorit. “Ju e shikoni çfarë po përdor Lulzim Basha. Ta dini që vullnetin e demokratëve askush nuk e ndal dot. Kemi bërë vetëm mbledhjen e parë, do vijojmë për organizimin më të mirë”. Më herët në prononcimin për mediat, anëtarja e komsionit të Rithemelimit, Evi Kokalari tha se në mbledhjen e zhvilluar në selinë e PD, “u diskutuan tëra gjërat që do bëjmë dhe do vijojmë punën gjatë gjithë javës. Shumë nga ne do jenë në terren”. Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi të mërkurën ka denoncuar ndryshimin e bravës së zyrës së Lidhjes Demokratike të Gruas në selinë e PD-së. Ajo akuzoi drejtpërdrejt Lulzim Bashën si njeriun që ka urdhëruar ndryshimin e tyre, me qëllim pengimin e punës së Komisionit të Rithemelimit të PD-së. Përpara gazetarëve Vokshi tha se deputeti Lulzim Basha ka shpërthyer dyert dhe ka zëvendësuar bravat. Ajo theksoi se në këtë zyrë ka materiale që i përkasin kësaj organizate, e cila nuk varet nga lidershipi i Partisë Demokratike, pasi është një organizatë partnere. Vokshi e konsideroi një veprim të tillë si anti-statutor dhe të dënueshëm penalisht.

Lexo edhe :  Bardhi i përgjigjet kritikave të Ramës për gjyqtarin Balliu

Reagimi i PD

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka reaguar në lidhje me incidentin e ndodhur mes simpatizanteve gra në selinë e Partisë Demokratike. Zhupa shkruan se në ditën kur PD, ngre zërin për aferën e korrupsionit galopant të ineneratorëve, Albana Vokshi dhe Sali Berisha gjejnë kohën që të merren me hallet personale dhe të largojnë vëmendjen nga afera. Zëdhënsja e PD-së ngre pyetjen se pse tentohet largimi i vëmendjes nga ish-kryeministri Berisha dhe deputetja Vokshi në lidhje me këtë aferë. “Le të pyesin veten pse nuk flasin për këtë skandal? Pse përpiqen të largojnë vëmendjen nga përfshirja e zyrtarëve më të lartë të qeverisë?! Pse nuk i shqeteëson ky fakt?!”, shkruan Zhupa.

Reagimi i Kokalarit

Evi Kokalari thotë se Lulzim Basha duhet të marrë përgjegjësi për dhunën verbale, psikologjike e fizike ndaj saj dhe disa grave të tjera sot në selinë e PD. Me anë të një postimi në Facebook, ajo shkruan se dy gra u përpoqën të intimidonin me sharje vulgare e dhunë fizike atë dhe gratë e tjera, teksa kreu i PD-së Basha ndodhej në zyrë. Kokalari thekson se do shkojë në PD sa herë të ketë takim pasi është e mandatuar nga 4446 delegatë, ndërsa  paralajmëron se nëse shfaqje të tilla do përsëriten atëherë Basha do marrë përgjigje të merituar e agresive, që do bëjnë që dosja Muzin dhe shkarkimi i tij t’i duken lule. “Nëse herës tjetër që do jem aty, do përballem po me këtë vullgaritet, Lulzim Basha do marri një përgjigje jo vetëm të merituar, por dhe shumë agresive, që do mallkoj ditën që humbi llogjikën ndaj meje, d.m.th shkarkimi nga detyra dhe dosja e Nick Muzin, do të ishin vërtet problemet më të vogla që Luli do ketë ndonjëherë në jetë”, shkruan Kokalari

Të fundit

“Blindohet” Shqipëria, zbuloni makinat e reja ushtarake

Shqipëria ndërmerr një hap të rëndësishëm në modernizimin e Forcave të Armatosura, sipas raportimit të Iveco Defence Vehicles. Së...

Bashkia mbyll 11 kilometra plazh, shkaku… dragoi blu!

Spanja ka dhënë alarmin ditët e fundit pas shfaqjes së një krijese të rrallë dhe të rrezikshme detare, e njohur si "dragoi blu", në...

Toni Kroos kritikon Bayernin: Duhej ta blije atë lojtar, është klas botëror!

Enzo Millot. Ky është lojtari, i cili sipas Toni Kroos duhej të blihej nga Bayern. Ish-kampioni i botës ka kritikuar ish-klubin e tij për...

90 minuta larg historisë, Shkëndija triumfon me përmbysje ndaj Ludogorets

Shkëndija e Tetovës ka korrur një fitore historike përballë Ludogorets. Kuqezinjtë e drejtuar nga Jeton Beqiri fituan me përmbysje në sfidën e parë, të...

Fenomen i rrallë, Hëna e zezë do të shfaqet këtë fundjavë

Një fenomen i rrallë që ndodh gjatë fazës së hënës së re do të shfaqet këtë fundjavë. Ai quhet 'Hëna e zezë', pasi hëna...

Lajme të tjera

Web TV