Aktorja meksikane qëllohet për vdekje ndërsa priste djalin e saj jashtë akademisë së futbollit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tania Mendoza aktorja meksikane e njohur në filmin, ‘’La mera Reina del Sur” që flet për botën e narkotrafikantëve u qëllua për vdekje. Ngjarja e tmerrshme ndodhi shume pranë djalit të saj 11-vjecar.

Tania Mendoza ishte jashtë kompleksit sportiv në qytetin e Cuernavacas bashkë me prindër të tjerë, kur dy burra të armatosur mbërritën me një motoçikletë të martën. Njëri prej tyre e qëlloi disa herë përpara se të arratisej me bashkëpunëtorin e tij.

Ajo ishte shfaqur edhe në një sërë telenovelash, por vitet e fundit iu përkushtua karrierës së saj si këngëtare dhe regjistroi pesë albume.

Në vitin 2010, ajo u rrëmbye me burrin dhe djalin e saj, i cili ishte gjashtë muajsh, për shkak të biznesit të lavazhit të çiftit. Që atëherë, ajo kishte raportuar në Zyrën e Prokurorit të Përgjithshëm të Shtetit të Morelos disa kërcënime me vdekje.

Nuk dihet ende se kush qëndron pas vrasjes së Mendozës, apo ndonjë motiv i mundshëm. Pas të shtënave, policia ka kryer një operacion në kërkim të të dyshuarve, por askush nuk është arrestuar.

Të fundit

Eurostat: Shqipëria sërish me pagën minimale më të ulët në Europë sipas fuqisë blerëse

Rritjet e vazhdueshme të pagës minimale në Shqipëri nuk kanë arritur që ta nxjerrin vendin nga lista e të...

Rrëzimi i helikopterit në Nju Jork, tragjedi që mund të ishte shmangur

Rrëzimi i një helikopteri turistik në lumin Hudson të Nju Jorkut të enjten pasdite, i cili vrau një pilot dhe një familje prej pesë...

Del lista e aeroporteve më të mira në botë për vitin 2025, ja kush kryeson

Nëse pritja në një aeroport ju tingëllon si torturë, atëherë nuk keni qenë në Changi, Singapor. Aeroporti u emërua “Aeroporti më i mirë në...

Turistët po vijnë, por çfarë po vizitojnë?

Muajt e parë të vitit kanë shënuar prurjet e para turistike të cilat kanë qenë të fokusuara kryesisht në Tiranë dhe Durrës, por nuk...

Tragjedi në Zvicër, shqiptari vret gruan dhe më pas veten

Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin shqiptar në Zvicër, ku raportohet se bashkëshorti 42 vjeçar ka qëlluar me armë zjarri gruan e tij...

Lajme të tjera

Web TV