Basha apo Berisha do e mbajë PD? Rama: Asnjëri, të dy janë hije që kacafyten

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i qeverisë Edi Rama, foli këtë mbrëmje për situatën në Partinë Demokratike. Pyetjes se kush do e mbajë ‘kalanë’ e PD, Basha apo Berisha, Rama theksoi se kjo që po ndodh sot po e rrënon kalanë.

“A do mbajnë kalanë, a do mbajnë gërmadhat e kalasë, nuk dihet. Kalanë s’do e mbajë asnjëri, por sherri, dhe ky është një proces që do shkojë në degradim të vazhdueshëm. Është cënuar legjitimiteti i të dyja palëve, dhe kanë braktisur bazamentin e lidershipit, që është qëllimi i përbashkët të atyre që udhëheqin dhe janë futur në rrugën e marrëzisë duke ndjekur njëri-tjetrin. Hijet janë hije që kacafyten në emër të së shkuarës. Njëri në emër të së shkuarës do të vijë, dhe tjetri në emër të së shkuarës do ta mbajë”,-tha Rama.

Të fundit

Pas Alimehmetit, edhe Lisandër Hoxha kërkon rivlerësimin e votave preferenciale

Kandidati i PD në zgjedhjet e 11 majit, Lisandër Hoxha, i është drejtuar me një kërkesë Komisionit të Ankesave...

Deputeti socialist: 83 mandatet e PS janë meritë e Saliut!

Për deputetin socialist Petro Koçi, vota e 11 majit ishte një protestë ndaj Berishës. I ftuar në edicionin ‘Tirana Live’, Koçi tha se në...

Toka dhe shtëpia pa letra, avokati shpjegon hapat: Ja si t’i regjistroni!

Mëngjesin e sotëm në “Koha për t’u zgjuar” ishte i ftuar avokati Erald Aga, i cili foli në lidhje me ligjin 2020. Ai ka sqaruar...

Diagnostikimi i sëmundjes së Alzheimerit vetëm me një analizë gjaku!

FDA ka dhënë dritën jeshile për testin e parë të bazuar në analizën e gjakut për diagnostikimin e sëmundjes së Alzheimerit, një teknologji premtuese...

Fshati zviceran “gëlltitet” nga akullnaja/ Pamjet pas katastrofës (VIDEO)

Pamjet e reja befasuese tregojnë momentin kur një fshat zviceran varroset nga një akullnajë e rrëzuar, duke shkatërruar shtëpi me kryebashkiakun që tha se...

Lajme të tjera

Web TV