Mbledhja e Këshillit të Ministrave/ Qeveria merr 2 vendime që kanë të bëjnë me marrëveshjet e ‘Ballkanit të Hapur’

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë, e dyta brenda javës, janë marrë edhe 2 vendime të rëndësishme që kanë të bëjnë me marrëveshjet e arritura në kuadër të Nismës së ‘Ballkanit të Hapur’.

Njëra prej marrëveshjeve është skema për identifikim elektronik të shtetasve të Ballkanit Perëndimor. Ndërsa vendimi tjetër është për kushtet për akses të lirë në tregun e punës në Ballkanin Perëndimor. Marrëveshja për akses në tregun e lirë të punës është aktualisht në fuqi mes Shqipërisë dhe Kosovës ndërkohë që me vendimin e ri, zgjerohet “rrethi” duke përfshirë edhe me 2 vende të tjera të Ballkanit Perëndimor, Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë në kuadër të nismës Ballkani i Hapur.

Vendimi për skemat për identifikim elektronik të shtetasve të Ballkanit Perëndimor

Vendimi për kushtet për akses të lirë në tregun e punës në Ballkanin Perëndimor

 

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:

 

Ora 18:18

Lirohet nga detyra Drejtori i Agjencisë Kombëtare të Mjedisit

Është liruar nga detyra drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Mjedisit Edison Konomi. Vendimi është marrë sot nga mbledhja e qeverisë, ndërsa në vend të tij është emëruar Arta Dollani.Vendimi i qeverisë

Lirimin dhe emërimin në detyrë të drejtorit të përgjithshëm të agjencisë kombëtare të mjedisit

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 61, të ligjit nr.10431, datë 9.6.2011, “Për mbrojtjen e mjedisit”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Turizmit dhe Mjedisit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Z. Edison Konomi, drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Mjedisit, lirohet nga kjo detyrë.

2. Znj. Arta Dollani emërohet drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Mjedisit.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.’-

Lexo edhe :  Sigurimi bujqësor përballë sfidave klimatike. SIGAL mbrojtje për të gjithë fermerët

Të fundit

Korriku ‘djeg’ 33 mln euro për blerje energjie! KESH: Nga janari deri në korrik…

Prodhimi vendas i energjisë nuk mjafton për të siguruar furnizim pa ndërprerje për qytetarët dhe bizneset. Vetëm për muajin...

Thellohet tragjedia në Teksas, numri i të vdekurve rritet në 69

Numri i të vdekurve nga përmbytjet shkatërruese që goditën shtetin amerikan të Teksasit ka arritur në 69, sipas një raporti të ri nga autoritetet...

Lorent Nake rikthehet në krye të burgut të Drenovës

Pas shkarkimit të drejtorit të deritanishëm të burgut të Drenovës, Fatjon Fasho, ministri i Drejtësisë nuk ka vonuar emërim e drejtorit të ri të...

Botërori i Klubeve, cilat janë katër ekipet gjysmëfinaliste

PSG, Real Madrid, Fluminense dhe Chelsea janë katër skuadrat gjysmëfinale të Kupës së Botës për klube. Kampionët në fuqi të Evropës eliminuan Bayern Mynihun pas...

Turqia “superfuqi” e automjeteve elektrike, Erdogan nis testimet…

Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan u ul në timonin e sedanit të ri elektrik të prodhuar nga kompania vendase Togg, në një përpjekje...

Lajme të tjera

Web TV