Nano takon kryetarin e Prezencës së OSBE-së në Shqipëri: Do bashkëpunojmë në luftën kundër krimit të organizuar dhe kultivimit të bimëve narkotike

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shetit, Gledis Nano, priti në një takim kortezie kryetarin e Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Vincenzo Del Monaco.

Nano dhe Del Monaco i vlerësuan si mjaft të mira marrëdhëniet mes Policisë së Shtetit dhe OSBE-së, si dhe theksuan nevojën e bashkëpunimit akoma më shumë, pasi ndihma e dhënë nga OSBE-ja, jo vetëm në trajnimin e punonjësve të Policisë për proceset zgjedhore, por edhe për menaxhimin e integruar të kufijve apo në fusha të tjera, ka sjellë rritje të profesionalizmit në burimet njerëzore të Policisë së Shtetit.

Drejtori Nano ka kërkuar mbështetjen e Prezencës së OSBE-së, në fusha si krimi i organizuar, sidomos në fushatën kundër kultivimit të kanabisit, trafikimin e qenieve njerëzore, manaxhimin e integruar të kufirit dhe takimet ndërkufitare rajonale, sidomos sa i takon ngritjes së Qendrës për Menaxhimin e Integruar të Kufirit apo Qendrës së Përbashkët për Bashkëpunim Policor me Greqinë.

Ambasadori Del Monaco e ka siguruar Drejtorin e Përgjithshëm, se Prezenca e OSBE-së mbetet e vendosur ta mbështesë Shqipërinë në menaxhimin e integruar të kufirit, jo vetëm në nivel teknik, por edhe në nivel politik, po ashtu edhe në përpjekjet e saj në luftën kundër krimit të organizuar dhe luftën kundër kultivimit të bimëve narkotike.

Gjatë këtij takimi u diskutuan dhe çështje të tjera me interes të përbashkët, si ato që lidhen me akreditimin e Institutit të Policisë Shkencore apo krimin kibernetik, që ka marrë vëmendje të shtuar, sidomos vitet e fundit.

Të fundit

Vijon puna për ndërtimin e Urës së re të Bahçallëkut në Shkodër

Në Shkodër vijon puna për ndërtimin e Urës së re të Bahçallëkut, në hyrje të qytetit të Shkodrës. Kjo urë...

Save the Children: Fëmijët e uritur në Gaza nuk kanë forcë as të qajnë

Udhëheqësja e organizatës për të drejtat e fëmijëve, Save the Children, ka përshkruar në detaje tronditëse agoninë e ngadaltë të fëmijëve të uritur në...

Deputeti demokrat: Me Sali Berishën, Rama qëndron në pushtet sa të dojë

Deputeti Dashnor Sula është shprehur se deklaratat e Sali Berishës janë kontradiktore ndërsa sipas tij, opozita do të gabonte nëse nuk do të merrte...

3 shenjat e horoskopit që do të përjetojnë ndryshime të mëdha gjatë shtatorit

Në ditët që po vijnë, fillimi i shtatorit do të sjellë sinjale të rëndësishme për tre shenja të zodiakut. Universi do të flasë përmes...

Real Madrid dhe Atletico nisin garën për yllin e Manchester United

Edhe pse konsiderohej si e ardhmja e Manchester United, në kohën kur ekipi drejtohej nga Erik ten Hag, mesfushori i ri, Kobbie Mainoo, nuk...

Lajme të tjera

Web TV