Parashikimi i Gazmend Oketës: Basha do dorëhiqet, por kriza më pas kalon te Berisha

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike Gazmend Oketa jep një parashikim intersant për atë se si do zgjidhet situata në Partinë Demokratike. I ftuar në emisioni “Dekalog” të gazetarit Roland Qafoku në RTSH 24 Oketa thga se nisur nga e gjithë kjo situatë edhe sikur Basha të mbajë vulën, logon dhe të ketë mbështetjen nga ambasadorët, ai një ditë do japë dorëheqjen. Por sipas tij, kriza më pas kalon te Sali Berisha sepse e ardhmja e PD nuk është Sali Berisha. Më poshtë një pjesë e prononcimit të Gazmend Oketës.

Zoti Oketa cili është parashikimi juaj për atë që pritet të ndodhë në PD? Si do zgjidhet kjo krizë?

Nëse do isha në pozitën e Lulzim Bashës nuk do rrija kurrë në krye të PD. Jo ambasadorët por edhe presidenti i SHBA të më vine në zyrë unë do largohesha. Po flas me norma dhe parime. Ambasadorët nuk të bëjnë kryetar dhe nuk të mbajnë kryetar. Por ama kam një pyetje: A i takon dot Berisha ambasadorët? A shkojnë ambasadorët te Berisha edhe nëse ai i thërret? Skenari im është, sepse unë kam natyrën time optimiste. Nuk e ngarkoj veten me emocione negative. Duke besuar edhe te ajo pak fije ndërgjegje që do ti ketë mbetur zotit Basha do vijë një moment që kjo histori do mbarojë. Marrim variantin që Basha e mban me firmë dhe me vulë me çelsa dhe me brava dhe me ambasadorë. Problemi është se do ti duhet të përballet me demokratët nëpër qytete. Detyrimisht duhet të dalë dhe duhet të lëvizë. Gjykoj se nuk e gëzon këtë mundësi dhe këtë kapacitet. Në cilësinë e kryetarit të Partisë Demokrarike, Lulzim Basha të gjithë investimin e tij e ka bërë nga shtëpia në zyrë, në telefon me zotin Berisha dhe kanë qenë bashkë. Nuk ka ruajtur as raporte humane me kolegët dhe bashkëpunëtorët. Dhe të ketë njerëz që vërtet besojnë te ai. Lider nuk është se të vendosin një kurorë por të vënë një përgjegjësi. Dhe këto marrëdhënie nuk i ka ruajtur. Po të shikosh në këto tetë vite janë ndërruar tre katër sekretarë për marrëdhëniet me jashtë. Hajde dikush me bujë të madhe dhe pas tre muajsh askush nuk e di se çfarë është. Ky është variant që do ta detyrojë zotin Basha të dorëhiqet. Nëse zoti Basha dorëhiqet problemi në gjykimin tim transferohet te zoti Berisha. Problemi i non gratës, problemi i marrëdhënies së zotit Berisha me trupin diplomatik sjellin një krizë tjetër. Sali Berisha nuk është e ardhmja e PD.

Lexo edhe :  Avokati: "Meta ka pasur vrasës me pagesë për të kryer ekzekutime"

 Ishit ju në kuvendin e datës 11?

Po isha sepse jam pjesë e forumeve. Nuk kam votuar as për njërin e as për tjetrin. Kam deklaruar që para se të shkoja se jam për largimin e zoti Basha. Ama nuk jam dakord me atë që ta etiketojmë zotin Basha se çfarë na vjen në mend. Thjesht zoti Basha nuk është për atë vend pune.

Po a ka qenë zoti Basha që ka etiketuar?

Jo. Basha përpara 25 prillit ka thënë se qeverisja ime e ardhshme nuk do ketë asnjë nga zyrtarët e mëpërshëm. Por do ketë njerëz me integritet dhe profesionsitë. Zoti Basha po më tregon mua integritetin. Të paktën zoti Basha nuk ma tregon dot mua. E ka thënë përpara 25 prillit dhe kjo shprehje nuk i kalon nën hundë zoti Berisha.

Berisha ka deklaruar se ka bërë gabim që nuk u kthye në vitin 2017.

Po si qenka kjo bëra gabim këtu, bëra gabim atje. Megjithatë unë nuk jam që zoti Basha tani ti heqim emrin, foton dhe gjithçka. Të mos e bëjmë Bashën një Mehmet Sheh të dytë. Ajo shprehja se Mehmeti e ka bërë me kokën e vet se Enveri nuk dinte gjë nuk mund të aplikohet në vittin 2021.

 

 

 

 

Të fundit

SHBA dhe Ukraina afër një marrëveshjeje: Tre mburoja kundër Moskës

Pavarësisht skepticizmit, diplomacia po avancon drejt një negociate të vërtetë për paqen në Ukrainë. Të premten, krerët e delegacionit...

Protesta antiqeveritare në Serbi, studentët përplasen me policinë në Novi Sad

Trazirat e reja shpërthyen kur disa qindra protestues, përfshirë studentë protestues dhe qytetarë që i mbështesnin ata në këto protesta antiqeveritare, thyen kordonin e...

Policia aksion në Durrës/ Shoqërohen disa persona, identifikohen dy prej tyre

Policia ka zhvilluar në aksion në zonën e Shkozetit në Durrës., ku se janë shoqëruar disa persona me rrezikshmëri te larte, ndërsa dy prej...

Mediu: Askush tjetër nuk e bën bashkë PD dhe opozitën veç Berishës

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu ishte i ftuar në ditarin e mbrëmjes në A2 CNN ku foli rreth qëndrimit të opozitës në shtator...

OpenAI nën akuzë të rëndë: ChatGPT “inkurajoi” 16-vjeçarin t’i jepte fund jetës

Kompania amerikane OpenAI, që ka krijuar ChatGPT, është përfshirë në një skandal të rëndë pasi familja e një adoleshenti 16-vjeçar nga Kalifornia ka ngritur padi ndaj...

Lajme të tjera

Web TV