Kryeministri i vendit Edi Rama ka kaluar mbrëmjne e sotme pak kohë në sheshin festiv në Lezhë.
Kjo vizitë erdhi pasi prezantoi në këtë qytet ligjin e “Bashkëqeverisjes” së bashku me qytetarët.
I shoqëruar nga kryetari i Bashkisë së Lezhës Pjerin Ndreun, Rama është ndalur në një nga shtëpizat që gatuajnë bukë me qofte dhe nuk ka nguruar ta porosisë një të tillë.
Videon kryeministri e ka ndarë në rrjetet sociale duke e shoqëruar me një lavdërim për shefat e kuzhinës në Lezhë. “S’ka si Lezha për shefa kuzhine”, shkruan Rama.