18 dhjetor 1981/ Mehmet Shehu, vret veten njeriu që drejtoi Qeverinë për 27 vite

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një komunikatë zyrtare e lëshuar nga presidiumi i Kuvendit Popullor dhe Këshilli i Ministrave njofton se kryeministri Mehmet Shehu, 68 vjeç, kishte vrarë veten një natë më parë “gjatë një krize nervore”. Hollësi të tjera nuk pasuan; zi kombëtare nuk do të kishte, as funeral shtetëror. Pas një viti heshtje – gjatë së cilës e gjithë familja e të afërmit dhe bashkëpuntorët e ngushtë të Shehut u vranë, burgosën, internuan – më 10 nëntor 1982, Enver Hoxha deklaroi se “ekzistojnë fakte të pakundërshtueshme” (të cilat ai nuk i paraqiti), se Mehmet Shehu ishte një nga “tradhtarët dhe armiqtë” më të rrezikshëm të vendit, dhe që prej Luftës së dytë Botërore, agjent i shërbimeve informative amerikane, jugosllave e sovjetike. Pak ditë pas kësaj deklarate, Ramiz Alia shpallet Kryetar i Presidiumit të Kuvendit Popullor, duke nxjerrë në pension Haxhi Lleshin, ndërsa Adil Çarçani, u emëruar si kreu i Qeverisë.

I lindur më 10 janar 1913, në Çorrush të Mallakastrës, Mhmet Shehu shfaqi zgjuarsi që në fëmijëri. Si i tillë, u dërgua në Shkollën Teknike amerikane të Harri Fultzit në Tiranë, të cilën e përfundoi në vitin 1932. Kjo shkollë i shërbeu si “trampolinë” për t’u hedhur më pas në Akademinë Ushtarake të Napolit, edhe pse nuk arriti ta përfundojë, pasi u përjashtua për motive politike. Në Shqipëri për një kohë të shkurtër me qëllimin e vetëm që të shkonte në Spanjë, ku mori pjesë në luftimet e internacionalistëve gjatë viteve 1937-1939. Pas Luftës së Spanjës, Mehmet Shehu do të provonte internimin në Francë, të cilin e vuajti deri më 1942, vit kur edhe u rikthye në Shqipëri. Shumë shpejt do të lidhej me Lëvizjen NAÇL dhe ende pa u mbushur vitin, zgjidhet me shumicë votash kandidat i KQ të PKSH. Sapo u krijua Brigada së Parë në Vithkuq, Mehmet Shehu merr komandën e saj. Me organizimin e Këshillave NAÇL, zgjidhet anëtar i tyre gjatë Kongresit të Përmetit dhe në nëntor 1944 gëzon funksionin e plotë të komandantit të Divizionit të parë Ushtrisë Nacionalçlirimtare. Në vitet 1946-1947 Mehmet Shehu u emërua si shef i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë. Duke patur këtë pozicion të lartë, ai nisi një specializim në Bashkimin Sovjetik, duke kryer Akademinë e Lartë Ushtarake “Voroshillov”. Në Kongresin e Parë të PKSH-së (1948), pas goditjes së grupit të Koçi Xoxes, ai mori postin e Ministrit të Brendshëm, duke u zgjedhur anëtar i Byrosë Politike dhe njëkohësisht zv/kryeministër. Nga viti 1954- 1981 Mehmet Shehu ishte numri një i qeverisë shqiptare, pra kryeministër, dhe në disa periudha (1974-1979) edhe ministër i Mbrojtjes Popullore. Në fund të dhjetorit 1979, ai zëvendësoi Hysni Kapon si sekretar i KQ të PPSH-së. Dhe pse dukej se Mehmet Shehu ishte më i fortë se kurrë, dy vite më pas ndodh krejt e kundërta. Fillimisht merr disa “goditje” të lehta, ndërsa më 17 dhjetor 1981, Mbledhja e Byrosë Politike ishte fatale për të. Një ditë më pas, mediat shtetërore japin lajmin e thatë: “Vdiq Mehmet Shehu!”.

Lexo edhe :  Trazirat e vitit 1929 në Palestinë – Kur tensionet shpërthyen në dhunë

 

Të fundit

Milani e nis me fitore sezonin e ri dhe mposht Barin në fazën 1/32 të Kupës së Italisë

Milani ka mposhtur Barin në sfidën e vlefshme për fazën e 1/32 të Kupës së Italisë. Sfida u fitua 2 me...

Paralajmërimi i fuqishëm që Princesha Diana kishte bërë për William dhe Harryn

Harry dhe William kanë përjetuar humbjen më të madhe në gusht të vitit 1997, me vdekjen e nënës së tyre, Princeshës Diana. Edhe pse me...

Zbulohet se kur mund të martohen Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez?

Georgina Rodriguez dhe Cristiano Ronaldo janë bashkë prej nëntë vitesh, që nga viti 2016. Influencuesja dhe futbollisti portugez kanë formuar një familje shumë të madhe,...

Zhvillohet metoda revolucionare për trajtimin e pacientëve pas atakut kardiak

Nga Enver Robelli Një grup shkencëtarësh në Zvicër nën drejtimin e profesorëve Omer Xhemali dhe Robert Katzschmann kanë krijuar një arnim kardiak të ndërtuar nga indi...

Zjarret/ 87 vatra zjarri të regjistruara në Kosovë, 8 prej tyre ende aktive

Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave në Kosovë bën të ditur se në gjithë vendin janë regjistruar gjithsej 87 vatra zjarri. Prej tyre, 79 janë...

Lajme të tjera

Web TV