Shpërthimi në Vlorë/ Indrit Sadedini i shpëtoi 4 vite më parë një tjetër atentati

Indrit Sadedini, 34-vjeç, i cili mbeti i plagosur rëndë pasi ishte shënjestra e një atentati mesditën e sotme në Vlorë, edhe 4 vite më parë i kanë bërë atentat.

Mësohet se shkak janë bërë konfliktet e tij të mëparshme.

Ndërsa një makinë është gjetur e djegur në Babicë të Vlorë, e cila dyshohet se u përket autorëve të dyshuar të atentatit.