“Ata dukeshin shqiptarë”/ Ish-lojtari i kombëtares italiane rrëfen tmerrin e negociatave me grabitësit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-lojtari i kombëtares italiane, Antonio Di Natale ka rënë pre e një grabitje, bashkë me familjen e tij. Në një intervistë për ‘Corriere Dello Sport’ Di Natale ka rrëfyer momentet dramatike që përjetoi ai dhe familja e tij. Ai tha se ka dyshime që grabitësit të ishin me origjinë shqiptare.

Sipas Corriere Dello Sport, grabitësit e kishin planifikuar me detaje grabitjen. Njëri prej tyre ka qëndruar jashtë shtëpisë së Di Natales për të bërë roje, ndërsa pesë të tjerë hynë në shtëpinë e ish-lojtarit duke e tmerruar atë bashkë me familjen.

“Tani jemi të gjithë mirë, tani jemi më të qetë. Në përgjithësi shkoi mirë. Por ato ishin momente tmerri. Gjithçka zgjati, maksimumi 20 minuta. Ne ishim në shtëpi, e gjithë familja. Nuk ishte e lehtë. Ata ishin të huaj, dukeshin shqiptarë. Ishin pesë persona dhe të armatosur. Çfarë sendesh me vlerë grabitën? Morën vetëm një orë, ishte shumë e çmuar. Dhe pastaj një gjerdan të djalit im. Kjo është e gjitha, sepse mund të them që shkoi shumë mirë. Ata nuk na prekën me dorë dhe kjo është më e rëndësishmja. Se të gjithë jemi mirë. I dhashë orën. Ata morën gjerdanin e Filippos dhe u larguan. Për fat të mirë”, tha Di Natale.

Ndërkaq, hetuesit janë duke parë videot e vilës së Di Natales dhe po përpiqen të gjejnë autorët për të gjetur edhe orën Rolex, të veshur me ar, dhe që mban një vlerë prej rreth 35 mijë euro.

Të fundit

“Ngrijnë” monedhat e huaja/ Kursi i këmbimit, 13 maj 2024

Sot, më 13 maj 2024, në tregun valutor, dollari amerikan blihet me 93 lekë dhe shitet 93.9 lekë. Euro sot...

Ja një Femër që Nënë nuk u bë kurrë

Nga Edison Ypi Leman Ypi Lemani ishte një aristokrate e sofistikuar, e shkolluar, e edukuar, inteligjente, elegante, e hirshme, e ndjeshme, e dhënë pas leximeve, artit,...

Ylli Pata: ‘Provokacja nr 2’, pas Beogradit, Rama hap çështjen shqiptare edhe në Athinë

Ka mjaft kryeministra shqiptarë që kanë thënë se kanë hapur çështjen çame në Athinë. Asgjë nuk është e vërtetë. Por si Majko ashtu edhe...

Paradoksi/ Varfëria, Shqipëria me kostot më të larta në Europë të dietës ushqimore

Një personi që jeton në Shqipëri i duhet të harxhojë 4.4 USD në ditë (sipas indeksit të fuqisë blerëse) vetëm për ushqim për të...

Sigurohuni që të keni marrë me vete çadrat, ja si parashikohet moti për ditën e sotme

Gadishulli i Ballkanit vijon të ndikohet nga qarkullimi i masave ajrore të paqëndrueshme duke mbajtur reshje shiu dhe stuhi lokale në territorin e Shqipërisë. E...

Lajme të tjera

Web TV