Alarmi i OBSH: Omicron po infekton në masë të vaksinuarit dhe personat që e kanë kaluar Covid

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Organizata Botërore e Shëndetësisë lëshoi alarmin se varianti Omicron i koronavirusit po përhapet më shpejt se varianti Delta dhe po shkakton infeksione në masë tek njerëzit tashmë të vaksinuar, ose që janë shëruar nga sëmundja COVID-19.

Varianti po shmang me sukses disa përgjigje imune, thotë OBSH, që do të thotë se programet përforcuese që po zbatohen në shumë vende duhet të synohen drejt njerëzve me sistem imunitar më të dobët.

“Tani ka prova të qëndrueshme që Omicron po përhapet dukshëm më shpejt se varianti Delta”, tha në një konferencë për shtyp drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom.

“Ka më shumë gjasa që njerëzit e vaksinuar, ose të rikuperuar nga COVID-19 të infektohen, ose të riinfektohen”, tha Tedros.

Komentet e OBSH i bënë jehonë gjetjes së studimit nga Imperial College London, i cili tha se javën e kaluar rreziku i riinfektimit ishte më shumë se pesë herë më i lartë dhe virusi nuk ka treguar asnjë shenjë se është më i butë se Delta.

Zyrtarët e OBSH-së thanë megjithatë se format e tjera të vaksinimit të imunitetit mund të parandalojnë infeksionin dhe simptomat e rënda të Omicron.

Ka pasur shpresë se qelizat T, shtylla e dytë e një përgjigjeje imune mund të parandalojnë sëmundje të rënda duke sulmuar qelizat e infektuara njerëzore. Eksperti i OBSH-së Abdi Mahamud shtoi: “Megjithëse ne po shohim një reduktim të antitrupave neutralizues, pothuajse të gjitha analizat paraprake tregojnë se imuniteti i ndërmjetësuar nga qelizat T mbetet i paprekur, kjo është ajo që na duhet”.

Të fundit

Izolohen edhe tri vatra zjarresh në vend, priten ditë të nxehta

Forcat e Armatosura, në bashkëpunim me forcat e tjera operacionale në terren dhe me ndihmën e Mekanizmit Evropian të...

“Kush është besimtar, duhet të paguajë tatim”

Analisti Enver Robelli në “Off the Record” me Andrea Dangllin, në A2 CNN, hodhi tezën që në Shqipëri të paguhet tatim për fenë nga...

Reshje të dendura shiu dhe stuhi në Milano, një person humb jetën, dy të plagosur

Milano është përfshirë nga një mot i keq me reshje të dendura shiu dhe stuhi të forta, ndërsa disa vende përballen me temperatura të...

Netanyahu: Pas takimit me Trump, të arrijmë armëpushimin në Gaza

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, shpreson se takimi i tij i ardhshëm me homologun e tij amerikan, Donald Trump të ndihmojë në arritjen e...

Edi Rama sërish në zyrën e Ermal Dredhës, ç’pritet të ndodhë?

Paraditen e 3 korrikut kreu i qeverisë, Edi Rama, me bllok në dorë “zbarkoi” në Bashkinë e Vlorës ku dhe dha disa porosi dhe...

Lajme të tjera

Web TV