Çfarë po ndodh? Alec Baldwin dhe gruaja e tij ndalohen nga policia pas lëshimit të një urdhri kërkimi për telefonin e tij

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Alec Baldwin dhe gruaja e tij Hilaria u ndaluan nga policia në Hamptons të shtunën, dy ditë pasi u lëshua një urdhër kërkimi për telefonin e tij celular.

Aktori i njohur ka qenë në Hamptons me familjen e tij që nga e premtja, në mes të hetimit për vrasjen e kinematografes Halyna Hutchins gjatë xhirimeve të filmit të tij western, Rust.

Baldwin, 63 vjeç, është parë duke pritur brenda makinës së tyre ndërkohë që Hilaria, 37 vjeçe, fliste me një oficere policie në East Hamptons dhe i tregonte ekranin e celularit.

Instruktorja amerikane e jogës foli shkurt me oficeren përpara se të kthehej përsëri në automjet.

Nuk dihet ende pse Baldwins janë tërhequr. MailOnline ka kontaktuar përfaqësuesit e Alec, Hilarias dhe policinë e East Hamptons për koment.

Incidenti ndodhi pasi sherifët e Santa Fe në New Mexico lëshuan një urdhër kërkimi për telefonin e tij Iphone, në lidhje me të shtënat e tragjike të 21 tetorit.

Urdhri autorizon policinë të shqyrtojë të gjitha mesazhet me tekst dhe fotot në celularin e aktorit, si dhe të dhënat e ruajtura të vendndodhjes, si pjesë e hetimit të tyre.

Baldwin u pa duke bërë një telefonatë menjëherë pas të shtënave, dhe gjykatësi David Segura, miratoi kërkesën për urdhër kërkimi të enjten pasdite.

Të fundit

Blendi Kajsiu: Diktatura liberale e Edi Ramës

Në pamje të parë koncepti “diktaturë liberale” duket paradoksal pasi per ne është e pamundur ta ndajmë liberalizmin, si...

Kodi i ri Penal, kryeprokurori: Zgjerohen veprat e rrezikshme

Drafti i ndryshimeve në Kodin Penal është pritur me kritika nga Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela. Përmes një reagimi shpërndarë mediave ai e cilëson...

Komisionerja e BE: Serbia, e detyruar të respektojë të drejtat e minoriteteve shqiptare!

Komisionerja e Bashkimit Europian Marta Kos i ka dërguar një letër të hapur deputetit të vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi lidhur...

Toka, vila e apartamente, sekuestrohen pasuri me vlerë 9,3 milionë euro

Gjykata e Posaçme ka miratuar kërkesën e SPAK për sekuestrimin e 21 pasurive me vlerë totale 9,3 milionë euro, të cilat i përkasin personave...

Ishte zhdukur në Liqenin e Ujmanit, gjendet trupi i pajetë i 33-vjeçarit

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka bërë të ditur se është gjetur trupi i pajetë i një 33-vjeçari në Liqenin e Ujmanit, i...

Lajme të tjera

Web TV