E rëndë/ Varet me lidhësen e kapuçit shqiptari në Francë, ishte larguar pasi i kishin vrarë 15 anëtarë të familjes

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Francë. Sipas mediave të huaja bëhet me dije se një 41-vjeçar nga Kosova, i ka dhënë fund jetës së tij duke u vetëvrarë në bodrumin e gjykatës.

Mediat e huaja raporojnë se Fitim Uka u vetëvra me lidhsen e kapuçit të xhupit të tij, teksa viktima kishte nje të shkuar të vështirë.

Është bërë publike nga avokatja e tij se Uka kishte shkuar në Francë rreth 15 vjet më parë, duke ikur nga konfliktet. Sipas dosjes së Prokurorisë, e cila po e kryen hetimin, kosovari kishte të kaluar traumatike, që lidhej me vrasjen e 15 anëtarëve të familjes së tij.

“Ai mbërriti në Francë rreth 15 vjet më parë, duke ikur nga konfliktet ndëretnike dhe një situatë të paqëndrueshme politike”, tha avokatja e tij, duke pasur parasysh dosjen që i është komunikuar. Ai kishte një të kaluar të dhimbshme traumatike të lidhur me vrasjen në të njëjtën ditë të pesëmbëdhjetë anëtarëve të familjes së tij. Ai u largua nga vendi i tij me vëllain e tij, i cili do të jetonte në Alsace. Ai nuk ka më familje, nuk ka më njeri atje.”-tha avokatja.

“Në moshën 41-vjeçare, preferoi ta mbyllin në një qeli të ndotur, sesa të kthehet në vendin e tij”,- shtoi avokatja.

Sipas elementëve të parë të hetimit për gjetjen e shkaqeve të vdekjes të zbuluara nga Prokuroria e Bordosë në ditën e ngjarjes, 41-vjeçari do të gjykohej pasdite si pjesë e procedurës së paraqitjes së menjëhershme për shmangie nga ekzekutimi i urdhrit për largim nga Franca.

Ndër të tjera është konfirmuar se Uka kishte refuzuar të hipte në avion dy ditë më parë për t’u rikthyer në Kosovë.

Të fundit

Izolohen edhe tri vatra zjarresh në vend, priten ditë të nxehta

Forcat e Armatosura, në bashkëpunim me forcat e tjera operacionale në terren dhe me ndihmën e Mekanizmit Evropian të...

“Kush është besimtar, duhet të paguajë tatim”

Analisti Enver Robelli në “Off the Record” me Andrea Dangllin, në A2 CNN, hodhi tezën që në Shqipëri të paguhet tatim për fenë nga...

Reshje të dendura shiu dhe stuhi në Milano, një person humb jetën, dy të plagosur

Milano është përfshirë nga një mot i keq me reshje të dendura shiu dhe stuhi të forta, ndërsa disa vende përballen me temperatura të...

Netanyahu: Pas takimit me Trump, të arrijmë armëpushimin në Gaza

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, shpreson se takimi i tij i ardhshëm me homologun e tij amerikan, Donald Trump të ndihmojë në arritjen e...

Edi Rama sërish në zyrën e Ermal Dredhës, ç’pritet të ndodhë?

Paraditen e 3 korrikut kreu i qeverisë, Edi Rama, me bllok në dorë “zbarkoi” në Bashkinë e Vlorës ku dhe dha disa porosi dhe...

Lajme të tjera

Web TV