“Ballkani i Hapur”/ Rama pret Vuçiç e Zaev në Pallatin e Brigadave (Video)

Sot mbahet samiti i radhës i “Ballkanit të Hapur” në Tiranë.

Pritja në Pallatin e Brigadave ishte parashikuar në orën 09:00 por dy delegacionet nga Serbia dhe Maqedonia e Veriut kanë mbërritur me vonesë, duke bërë që kryeministri Rama t’i presë mes të ftohtit Vuçiç dhe Zaev.

Kujtojmë se një ditë më parë Vuçiç dhe Zaev u pritën në një darkë në qytetetin e Elbasanit.