Djali i El Chapos urdhëron vrasjen e këngëtarit, s’pranoi t’i performonte në dasmë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Djali i bosit famëkeq meksikan të drogës ‘ El Chapo ‘ akuzohet se ka urdhëruar vrasjen e një këngëtari të famshëm pasi refuzoi të performonte në dasmën e tij. Departamenti i Shtetit Amerikan ka zyrtarizuar akuzën ndaj Ovidio Guzman Lopez, djalit të Joaquin Archivaldo Guzman Loera, (El Chapo).

Ovidio Guzman, 31 vjeç, akuzohet se ka urdhëruar vrasjen e një këngëtari të famshëm meksikan, emri i të cilit nuk bëhet ende me dije. Gjithashtu nuk dihet ende nëse vrasja është kryer apo jo.

Lidhjet mes artistëve dhe tregtarëve të drogës në Meksikë nuk kanë qenë të pakta. Për vite me radhë, këngëtarë dhe aktorë të njohur kanë marrë pjesë në evente të organizuara nga trafikantët e drogës, por këtë herë siç duket ‘shënjestra’ ka qëlluar kokëfortë.

El Chapo aktualisht po vuan një dënim të përjetshëm në SHBA pasi akuzohet për vrasje, pastrim parash, trafik droge, shantazh dhe krim të organizuar. Autoritetet amerikane tashmë kërkojnë të arrestojnë katër fëmijët e tij dhe ofron 5 milionë dollarë për çdo informacion që çon në arrestimin fëmijëve të El Chapos.

Të fundit

Kërcënimi i Netanyahut: Jemi gati të aneksojmë pjesë të Bregut Perëndimor

E vërteta dramatike është se në Gaza vazhdohet të vdesin. Vetëm gjatë ditës së djeshme kanë qenë të paktën...

VIDEO/ Analiza në PD: Nga lart-poshtë, por Berisha “amnistohet”

Deputeti i Partisë Demokratike, Ivi Kaso, ka deklaruar se analiza për rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit duhet të nisë “nga lart-poshtë”. Sipas tij,...

“Ka emra shumë interesantë”, çfarë deklaroi Kryemadhi në SPAK?

Monika Kryemadhi, është paraqitur sot, 1 shtator, në ambientet e Prokurorisë së Posaçme AntiKorrupsion (SPAK). Në një prononcim për mediat, Kryemadhi deklaroi se po...

Ndërhyrja ruse në GPS-in e avionit të Von Der Leyn, reagon Komisioni Europian

Komisioni Evropian ka bërë të ditur se avioni që transportonte presidenten Ursula von der Leyen ka hasur ndërhyrje të qëllimshme në sinjalin e tij...

Përplasi makinat e parkuara i dehur, AMP arreston policin e “Shqiponja-ve”

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore për rajon Kavajë-Durrës ka njoftuar këtë të martë arrestimin në flagrancë të punonjësit të policisë, Inspektor A. B., i cili...

Lajme të tjera

Web TV