‘Shuplaka’ nga Brukseli një ditë pas protestës së Berishës/ Varhelyi: Mbështesim ‘Ballkanin e Hapur’, të bashkohen sa më parë edhe 3 vendet e tjera

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ky ishte Samiti i pari i parë i ‘Ballkanit të Hapur’ i shoqëruar me protesta kundër. Më parë nuk kishte ndodhur në asnjë prej kryeqyteteve të tre vendeve iniciuese, Shqipëri, Maqedoni e Veriut dhe Serbi. Pasditen e djeshme ish-Presidenti dhe ish-Kryeministri, Sali Berisha organizoi një protestë kundër vizitës në vendin tonë të një Presidenti të një vendi tjetër, Aleksandër Vuçiçit. Por të menjëhershme e mori përgjigjen nga vetë Bashkimi Evropian.

Komisioneri Europian i Zgjerimit, Oliver Varhelyi tha qartë se BE e mbështet nismën dhe jo vetëm që nxit vijimin e saj por i ben thirrje dhe shteteve të tjera ti bashkohen. Në një lidhje online me Samitin e Open Balkan që po zhvillohet sot në Tiranë, Varhelyi tha se duhet të mbahet konferenca ndërqeveritare mes BE dhe Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut.

Samiti në Pallatin e Brigadave në Tiranën, ku marrin pjesë Kryeministri Rama, Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç, si dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, pritet të përfundojë me nënshkrimin e 5 marrëveshjeve.

Në fjalën përshëndetëse të nisjes së takimit Open Balkan, kryeministri Edi Rama nënvizoi rëndësinë e kësaj nisme për vendet e rajonit, duke theksuar se kjo është një nismë gjithëpërfshirëse, e ndërsa u bëri thirrje vendeve të tjera që tu bashkohen. Nga ana tjetër presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçi tha se objektivi është që të lidhim njerëzit me njëri -tjetrin, duke theksuar se kjo është një nismë gjithëpërfshirëse. Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, e kishte një mesazh për të gjithë ata që do të vijnë më pas në pozicionet e drejtuese të vendeve të ‘Open Balkan’. Ai tha se kjo nismë duhet ruajtur si një rrugë drejt të ardhshme së përbashkë

 

Të fundit

Rrugët shqiptare në kolaps/ Mbi 1 mijë aksidente në dy muaj, gushti pritet edhe më keq!

13 aksidente automobilistike regjistrohen çdo ditë në rrugët e vendit tonë për shkak të shpejtësisë dhe mos respektimit të...

Haga zgjat paraburgimin për Hashim Thaçin: Mund të pengojë procedurat

Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë vazhduar paraburgimin ndaj Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt dhe Fadil Fazliut nga Dhomat e Specializuara...

Rriten çmimet e shërbimeve kadastrale, sa do të paguajnë qytetarët nga gushti 2025

Tashmë është fakt i kryer. Nga ky muaj qytetarët do të paguajnë më shumë për shërbimet që mbulon Agjencia Shtetërore e Kadastrës. Këshilli i Ministrave...

Rrugët tona të periudhës së paqes, më të rrezikshme se të kohës së luftës

Nga Leonard Veizi Në mes të verës, ndërsa bregdeti gumëzhin nga zërat e pushuesve dhe qytetet mbushen me ritmin e jetës së përditshme, rrugët shqiptare...

Euro bie në nivelin më të ulët historik, me sa këmbehet monedha evropiane

Kursi i këmbimit mes Euros dhe Lekut po thyen rekorde të reja historike. Sipas kursi zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, monedha europiane këmbehet...

Lajme të tjera

Web TV