Ndizet sërish debati mes Ilirit dhe Donaldit: Shfrytëzove Dagz për të bërë si i mirë me Arjolën!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mbrëmjen e djeshme në spektaklin e “Big Brother VIP” u diskutua rreth zgjedhjes së bërë nga Donaldi dhe Iliri gjatë zinxhirit të së premtes. Veprimi që ndezi debatet është ai i Donaldit që shpëtoi Arjolën dhe çoi në nominim Antonelën përballë Dagz. Donaldi tha se shpëtoi Arjolën pasi do ndihej në faj nëse aktorja do dilte për shkak të tij.

“Të gjithë e dinë situatën time me Arjolën dhe më ka mbetur qejfi për shumë gjëra. Nëse ai televotim do ishte për të nxjerrë dikë dhe do dilte Arjola do ndihesha në faj. E vendos veten në vend të saj dhe mendoj djalin e saj. Nuk do doja kurrë që dikush të debatonte me mamanë time me tone të larta. Por, më erdhi keq dhe për Antonelën sepse ka energji të mirë kur flas dhe bëjmë shaka. Dua ta mbaj brenda shtëpisë dhe u ndjeva keq që e çova në televotim. Por, nuk do doja kurrë që Arjola të largohej për fajin tim.”- tha Donaldi.

Nga ana tjetër, Arjola tha se ka patur disa dyshime për shkak të raportit të tyre.

 

 

“Po flisja me Antonelën dhe e dija që do me zgjidhte sepse hezitoj. Dhe thash se ndoshta e ka përllogaritur lojën. Ishte edhe kjo një hipotezë. Debati mes Donaldit dhe Trixës ishte pak më i acaruar se i imi me Ilirin.”-tha Arjola.

Në debat mori pjesë edhe Iliri, i cili tha se Donaldi shfrytëzoj situatën dhe doli si i mirë me Arjolën.

Iliri: “Mendoj që mund të ketë dashur t’i lejë Dagz Antonelës dhe Arjolës. Sepse me Antonelën kishte më shumë mundësi të rrinte në shtëpi Dagz. Nuk mendoj se e bëre me zemër. Ti njëherë e nominove dhe më pas e shpëtove.”

Lexo edhe :  Dua Lipa merr shtetësinë e Kosovës/ Osmani: Jemi krenar për ty

Donaldi: “Ti flet pa argumenta dhe po e mbron prapë Arjolën. Mua më vinte keq për Arjolën. Unë e nominova sepse doja të njihja Arjolën. Unë nuk kam asgjë me Arjolën dhe dua t’i sheshoj gjërat. The se Donaldi zgjodhi Antonelën se do shpetonte Dagz kur Antonela është më e fortë se Arjola.”

Iliri: “Atëherë ty nuk të interesonte Dagz?”

Donaldi: “Dagz donte të dilte.”

Iliri: “Atëherë shfrytëzove këtë gjë duke shpëtuar Arjolën? Bëre të mirin me Arjolën.”

Donaldi: “Aspak. Unë e dija se përball Arjolës, do dilte Arjola, kurse përball Antonelës do dilte Dagz.”

Të fundit

Zelensky: Fola me Trump, të pranishëm edhe liderët europianë!

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka reaguar i pari pas telefonatës që pati me presidentin amerikan Donald Trump. Ai pohoi shkurtimisht...

Alarm! Qëllohen 5 ushtarë amerikanë në bazën e Xhorxhias

Pesë ushtarë amerikanë u qëlluan në Fort Stewart në bazën e Xhorxhias. Sipas një zyrtari të zbatimit të ligjit dyshohet se u qëlluan nga...

E bujshme! Galliani kthehet te Milani?

Sugjerimi është i fuqishëm, ndez diskutimet mes tifozëve si në rrjetet sociale, ashtu edhe në bar-kafe. Ndoshta krijon të njëjtin efekt edhe në numrin...

Brazili sfidon tarifat e SHBA-së: Duam konsultime me OBT

Qeveria braziliane ka kërkuar zyrtarisht konsultime me Organizatën Botërore të Tregtisë (OBT) në lidhje me tarifat e vendosura nga Shtetet e Bashkuara mbi produktet...

Zjarr masiv përfshin varrezat e Dhërmiut, rrezikohen banesat

Një vatër zjarri ka shpërthyer mbrëmjen e sotme edhe fshatin turistik të Dhërmiut, në Himarë. Sipas informacioneve paraprake, flakët kanë rënë pranë varrezave të fshtatit,...

Lajme të tjera

Web TV