Aktori James Franco, pranon se ka fjetur me studentet e tij!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Aktori James Franco ka folur për herë të parë për akuzat që u bënë në vitin 2018 për sjellje të pahijshme, nga disa femra dhe pohoi se teksa jepte mësim, ai “flinte me studentet dhe kjo ishte e gabuar”. Ai u shpreh gjithashtu se nuk e kishte krijuar shkollën për të joshur gratë për qëllime seksuale.

Aktori tha se ka kaluar kohë duke “ndryshuar atë që isha” që nga viti 2018, kur shumë gra bënin një sërë akuzash për sulme seksuale kundër tij.

Në intervistën e tij të parë të plotë pas gati katër vitesh, ylli i “The Disaster Artist” u pyet në “The Jess Cagle Podcast” të SiriusXM se pse ai po flet tani për akuzat.

“Epo, në vitin 2018, kishte disa ankesa për mua dhe një artikull për mua dhe në atë moment thjesht mendova, do të hesht. Unë do të ndaloj. Nuk më dukej koha e duhur për të thënë asgjë. Kishte njerëz që ishin të mërzitur me mua dhe më duhej të dëgjoja.’’, tha Franko.

Pesë gra, duke përfshirë Tither-Kaplan, i thanë Los Angeles Times në vitin 2018 se Franko kishte qenë i papërmbatjur ose seksualisht shfrytëzues ndërsa punonte me to si mësues apo mentor aktrimi, gjë që Franco i tha Stephen Colbert në atë kohë që nuk është e vërtetë. Dje ai tha në intervistën e SiriusXM se ai kishte kryer marrëdhënie seksuale me studente të shkollës së tij të aktrimit, por ato ishin konsensuale. Padia pretendonte se Franko po kërkonte “të krijonte një grup të grave të reja që i nënshtroheshin shfrytëzimit të tij seksual personal dhe profesional në emër të arsimit”.

Lexo edhe :  Dikur e quanin “Brad Pitti francez”, transformimi i pabesueshëm i aktorit (FOTO)

“Shiko, unë do të pranoj se kam fjetur me studentë. Unë nuk kam fjetur me askënd në atë klasë të veçantë. Por gjatë mësimit tim, kam fjetur me studentë dhe kjo ishte e gabuar. Por siç thashë, nuk është arsyeja pse fillova shkollën dhe nuk isha unë personi që përzgjodhi njerëzit për të qenë në klasë. Pra, nuk ishte një plan nga ana ime. Por, po, kishte disa raste kur, e dini çfarë, unë isha në një gjë konsensuale me një student dhe nuk duhej. Unë e pranoj se në atë kohë mendimi im ishte, nëse është konsensual, është në rregull. Mendoj se varet vetëm nga kriteret e mia, nëse kjo është konsensuale, mendoj se është e bukur. Ne jemi të gjithë të rritur kështu që…”, ka shtuar ai.

Të fundit

Gusht 1814, kur Uashingtoni u dogj dhe Shtëpia e Bardhë u shkatërrua nga britanikët

Ngjarja ndodhi gjatë Luftës së vitit 1812, një konflikt mes Shteteve të Bashkuara dhe Perandorisë Britanike. Lufta kishte shpërthyer...

Vrau gruan, avokati i shqiptarit: U zemërua nga sjellja e saj provokuese

Avokati mbrojtës i Pandeli Nakolecit, 40-vjeçarit shqiptar i cili vrau gruan e tij 36-vjeçare pas një konflikti të rëndë mes tyre, ka folur për...

Jahti i tij u zhduk rrugës për në Mykonos, gjendet pas 19 ditësh trupi i biznesmenit turk

Pas 19 ditësh kërkimesh intensive, autoritetet turke kanë gjetur në një thellësi prej 68 metrash trupin e biznesmenit Halit Yukay, varka e të cilit...

Kush i zotëron të drejtat e autorit për punën e krijuar nga Inteligjenca Artificiale?

Inteligjenca Artificiale (AI) gjeneruese ka ngritur dy dilema kryesore mbi të drejtat e autorit. E para ka të bëjë me kompensimin për veprat që...

“Përplasja” me gazetarin/ Lul Morina: Nuk kam përfituar asnjë tender publik

  Të nderuar bashkombas, miq e dashamirës! Desha t’ju percjell në respekt tuajin një ndjesë të thellë publike lidhur me një reagim timin të irrituar...

Lajme të tjera

Web TV