Hakerimi i të dhënave personale dhe pagave, qeveria denoncon në prokurori

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Publikohen të dhënat personale dhe pagat për 637 mijë qytetarë, duke shpërthyer skandalin e përmasave të mëdha, pasi në listë përfshihen edhe të dhënat për shërbimin sekret. Reagon opozita dhe fajëson qeverinë Rama, ndërsa zyrtarisht qeveria shprehet se nuk kanë dalë nga serverat e institucioneve shtetërore dhe çështjen e dërguan për hetime në prokurori.

 Pas publikimit të listave të zgjedhësve për bindjet politike, dje janë publikuar në media emrat e 637 mijë qytetarëve që janë të punësuar në sektorin publik dhe privat, duke përfshirë edhe punonjësit e SHISH. Kjo për Partinë Demokratike është shkelje e të drejtave të njeriut, duke kërkuar dorëheqjen e Kryeministrit Edi Rama. Nga ana tjetër, qeveria ka dalë më nje deklaratë për shtyp, e cila thotë se nuk ka asnjë ndërhyrje në sistem për të dalë këto të dhëna nga Ministria e Financave. “Nuk ka një eksport dixhital të databazës së pagave për periudhën janar-prill 2021”, tha Drejtori i Komunikimit në Kryeministri. Janë plot 637 138 punonjës që ju qarkullon paga në aplikacionin e Whatsapp. Prokuroria për këtë ka nisur hetimet.

Skandali

Në aplikacionin e whatsapp qarkulloi dje një file në exel që dyshohet se ka rrjedhur nga serverat e tatimeve ose Institutit të Sigurimeve Shoqërore, në të cilin janë të rregjistruar të gjitha të dhënat personale të pagamarrësve në Shqipëri për muajin janar 2021. Dyshimet se të dhënat janë autentike janë të mëdha pasi, aty janë të detajuar numrat personalë të gjithësecilit, numra që gjenden tek kartat e identitetit, niptet e subjekteve që japin rrogat, paga mujore e që përfitohet, si dhe pozicioni i cdo të punësuari në vendin e punës. Lista përmban 637 138 emra punonjës në sektorin shtetëror dhe atë privat. Prokuroria ka nisur verifikime për të hedhur dritë mbi këtë skandal të mundshëm, të ngjashëm me atë të publikimit të të dhënave të zgjedhësve, i ashtuquajtur skandali i patronazhistëve. Prokuroria po heton për autenticitetin e kësaj liste dhe burimin e saj, që dyshohet se janë sigurimet shoqërore ose drejtoria e Tatimeve. Skandali merr përmasa të mëdha se përvec të dhënave personale, në listë pasqyrohet dhe vlera e pagës së siguruar të çdo të punësuari në Shqipëri. Nëse rezulton i vërtetë skandali, ngrihen shumë pikëpyetje mbi sigurinë që kanë serverat shtetërore në Shqipëri, dhe nivelin profesional që kanë personat e autorizuar për të punuar në këto servera.

Lexo edhe :  Pension deri 400 euro në muaj për ata që kanë punuar në Itali! Ja kush përfiton

Reagimi i Qeverisë

Qeveria ka reaguar pas skandalit të publikimit të një databaze që përmban emrat dhe pagën e rreth 630 mijë qytetarëve shqiptarë, duke theksuar se nga analizat paraprake nuk rezulton të ketë asnjë “eksport dixhital të databazës së pagave për periudhën janar-prill 2021. Qeveria thotë se databaza që qarkullon në Whatsapp, është e ndryshme nga ajo që përdor institucioni i Ministrisë së Financave dhe nuk përmban fushën “Emri i Plotë”. Zëdhënësi i Qeverisë, Endri Fuga shprehet se po përgatitet një denoncim zyrtar në prokurori lidhur me zbardhjen e “kësaj ndërhyrjeje kriminale në databazën e pagave të qytetarëve të Republikës së Shqipërisë”. Një listë e krijuar në programin “Exel” që po qarkullon në aplikacionin Whatsapp, përmban të dhëna sensitive të mbi 630,000 qytetarëve shqiptarë dhe të huaj si numri i kartës së identitetit, Nipt-i i biznesit dhe shifra e pagës së tyre. “Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka ndjekur me shqetësim daljen e të dhënave mbi pagat e shtetasve shqiptarë. Analizat paraprake tregojnë qartësisht se nuk ka ndodhur asnjë eksport dixhital i databazës së pagave për periudhën janar – prill 2021 në fushat e dokumentit të hedhur në qarkullim. Dokumenti ka një numër të ndryshëm nga personat e deklaruar dhe është bashkim i disa copave të ndryshme. Po ashtu databaza digjitale zyrtare e të dhënave të disponueshme nuk e përmban fushën “Emri i Plotë” siç lexohet në këtë dokument ilegal”, tha Fuga. Sipas drejtorit të Komunikimit, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit ka mbyllur prej rreth një muaji termat e referencës për procedurën e hapur ndërkombëtare të auditimit për efekt të çertifikimit me standartet ISO të sistemit informatik të tatimeve, e cila shpallet zyrtarisht javët e ardhshme. “Ndërkohë ministria e Financave dhe Ekonomisë po përgatit denoncimin zyrtar për prokurorinë, në kërkim të zbardhjes së kësaj ndërhyrjeje kriminale në databazën e pagave të qytetarëve të Republikës së Shqipërisë”, tha Fuga.

Të fundit

Përgatituni për luftë”/Starmer paralajmëron një epokë të re kërcënimesh për Perëndimin

Fjalët e tij vijnë në një kontekst të ndjeshëm gjeopolitik, me rritjen e agresionit rus dhe frikën gjithnjë e...

Akuzohet për kultivim të bimëve narkotike, reagon Elvis Pupa: Nuk më keni borxh asgjë

Aktori i njohur i humorit, Elvis Pupa, ka reaguar sërish në rrjetin e tij social Instagram, lidhur me akuza që rëndojnë ndaj tij dhe...

70 mijë fermerë aplikuan për subvencione, procedurat dhe kriteret për fituesit

70 mijë fermerë kanë aplikuar për të përfituar nga fondet mbështetëse të vitit 2025. Aplikimet e Skemës Kombëtare ishin të hapura në periudhën 14...

Blue Star, ushtria indiane luftë të përgjakshme ndaj komunitetit sikh në Tempullin e Artë

3 qershor 1984 Në 3 qershor të të vitit 1984 nisi një Operacion i njohur si “Blue Star”. Ishte një ndërhyrje ushtarake e kryer nga...

Dumani: Hera e parë që shqiptarët fokusohen te drogërat sintetike

Për herë të parë, vihet re një “orientim” drejt drogërave sintetike të shqiptarëve që merren me trafikimin e lëndëve narkotike. Është ky rasti më...

Lajme të tjera

Web TV