Horoskopi për ditën e enjte, 23 dhjetor 2021

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dashi
Kjo ditë do të jetë shumë e rëndësishme për bashkëpunime në planin ekonomik. Për shumë projekte të reja do të keni përkrahjen e bashkëpunëtorëve. Do të keni mundësinë që të realizoni nje ide që e mendoni për një kohë të gjatë.

Demi
Përfitimet financiare do të dyfishohen për ju, edhe pse do të shpenzoni dyfishin e tyre. Kini kujdes nga fjalët e ëmbla të një personi, pasi kërkon vetëm t’iu shfrytëzojë.

Binjakët
Lidhja juaj është duke funksionuar në mënyrën më të mirë të mundshme. Personi juaj i dashur do të jetë posaçërisht i kujdesshëm ndaj jush. Por edhe ju do të mundoheni t’ia ktheni me të njëjtën mënyrë.

Gaforrja
Bëjini mirë atyre që janë të gatshëm t’jua kthejnë në të njëjtën mënyrë, sepse gjatë kësaj periudhe përreth jush do të jenë shumë persona egoistë.

Luani
Bëni kujdes nga një person, i cili po përpiqet me çdo kusht që të jetë sa më afër jush. Sado që të keni nevojë për dashuri, nuk është mirë të kërkoni të lidheni me çdokënd.

Virgjëresha
Kohëve të fundit jeni bërë një person “i mjerë”, i cili kënaqet me pak. Mos u dorëzoni, nga fundi i javës do të merrni një lajm, i cili do t’ju lumturoje.

Peshorja
Në punë jeni shumë te qëndrueshëm, ndaj përpiquni që kështu të jetë edhe në të ardhment tuaj. Një projekt në të cilin jeni duke punuar, po jua shton vetëbesimin dhe po jua eliminon të gjitha vështirësitë.

Akrepi
Disa persona të kësaj shenje ka mundësi të përfshihen në çështje dashurie. Sfidës
dashurore nuk do t’i shmangeni dot kurrë.

Shigjetari
Mjaft keni ngurruar, tani është koha që t’i hyni një sfide për të cilën prej një kohë të
gjatë jeni përgatitur. E dini se pa sfida sukseset nuk arrihen. Ka ardhur koha të veproni !

Lexo edhe :  Kush është ish-missi që përmendet si ‘kërcënuese’ në historinë e Parashqevi Simakut?

Bricjapi
Në jetën sentimentale do të ketë ndryshime. Ata persona të cilët nuk janë të kënaqur me lidhjen e tyre do të arrijnë të jenë të lumtur, ndërsa ata që kanë lidhje të shkëlqyeshme do të kenë luhatje.

Ujori
Aty ku e vëreni se do të jeni i tepërt, mos shkoni, por jini prezent aty ku e ndieni veten më të sigurt. Energjia gjithnjë e më shumë do t’ju mungojë, andaj është mirë që të pushoni më shumë.

Peshqit
Shkoni në atë ambient ku do të jeni më të relaksuar. Por për të pushuar, zgjidhni vetëm orët e mbrëmjes, sepse gjatë ditës duhet të kryeni detyrimet e shumta që keni. Përqendrohuni vetëm te punët më kryesore.

Të fundit

Beqiri për ‘21 Janarin’: Dëshmitarët dhe provat filmike rëndojnë Berishën

Avokati Idajet Beqiri thotë se dërgimi në gjyq i çështjes së “21 Janarit”, po vonon nga ngarkesa që ka...

“Jemi në pikun e gripit”/ Brataj: Në vendin tonë prezent Covid dhe RSV-ja

Me uljen e temperaturave shtohen dhe rastet e pacientëve nëpër spitale. Sëmundjet si gripi dhe llojet e ndryshme të viruseve qarkullojnë në vendin tonë...

Shiu i rrëmbyeshëm, përmbyten rrugët në Durrës

Pas disa minutash shi, rrugët në zonën e stadiumit në Durrës u përmbytën dhe u bënë të pakalueshme për makinat dhe qytetarët mbrëmjen e...

Nuk ndalet Trump, tani kërkon të ndryshojë emrat e maleve

Rikthimi Trump në Shtëpinë e Bardhë është pritur me entuziazëm dhe me habi. Pas planeve për të ndryshuar emrin e Gjirit të Meksikës, lëshoi...

Vota e emigrantëve/ PD kërkon të votojnë me pasaporta të huaja

Partia Demokratike nuk po gjen rehat me votën e emigrantëve. Në propozimet e fundit për ndryshimet në Kodin Zgjedhur, depozituar në Kuvend, selia blu...

Lajme të tjera

Web TV