Këshilli Kombëtar i PD-së zgjedh kryetarin e ri/ Ja kush do e zëvendësojë Edi Palokën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike ka zgjedhur kryetarin e ri, pas shkarkimit të Edi Palokës në 17 Dhjetor.

Kryetare e Këshillit Kombëtar do të jetë Arta Sakja. Ky ka qenë vendimi që morën sot demokratët në mbledhjen e Këshillit, që nisi pak më parë. Sakja do të zëvendësojë Edi Palokën, i cili u shkarkua nga kjo detyrë më 12 dhjetor nga mbledhja e Kryesisë, pasi mori pjesë në Kuvendin e 11 dhjetorit të thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Sekretar Organizativ është zgjedhur Flamur Hoxha, ndërsa sekretar për çështjet zgjedhore do të jetë Indrit Sefa. Mësohet se Kreshnik Çollaku do të jetë sekretar për emigracionin, ndërsa sekretariati për Decentralizimin është Roland Bejko. Po ashtu janë propozuar si anëtarë të Kryesisë: Helidon Bushati, Gazmend Koduzi, Xhemal Gjunkshi, Agron Kapllanaj dhe Xhelal Mziu

Para disa ditësh, anëtarët e Këshillit Kombëtar votuan pro shkarkimit të disa sekretarëve, Ervin Minarollit, Ivi Kasos, Belind Këlliçit dhe Ledina Mandia.

Kujtojmë se prej disa muajsh situata në PD ka qenë e trazuar për shkak të ‘përplasjes’ mes ish-kryeministrit Sali Berisha dhe kryedemokratit Lulzim Basha. Ish-kryeministri ka shkuar 3 herë në selinë e PD, ndërkohë që para dy ditë më parë një nga shoqëruesit te tij shkelmoi edhe derën e një prej sallave të kësaj partie.

Të fundit

Veliaj në qeli, reagojnë avokatët ndërkombëtarë: Shkelje e të drejtave

Një ditë pas vendimit të Gjykatës së Lartë, e cila la në fuqi masën e “arrestit me burg” për...

Donald Trump e konfirmon: Do jem në finalen e madhe të Botërorit

Turneu i zgjeruar, ku marrin pjesë shumë nga ekipet më të mira të botës, shihet gjerësisht si një “provë gjenerale” për Kupën e Botës...

Erdogan po “pushton” Europën përmes euros dhe dhëndrit

Industria turke e mbrojtjes nuk kufizohet më vetëm në eksportin e dronëve dhe sistemeve të armëve. Ajo po kalon në një nivel të ri,...

Ekspertët: Rregullat e reja nga Banka e Shqipërisë do ulin shitjet e apartamenteve

Vendosja e rregullave të reja nga Banka e Shqipërisë prej datës 1 korrik për marrjen e një kredie, do të ndikojë në shitjen dhe...

Toni Kroos jep vlerësimin për Yamal: Kur isha në moshën e tij…

Toni Kroos ka krahasuar veten në moshën 17-vjeçare me atë të Lamine Yamal dhe ka pranuar se diferenca e spanjollit është shumë e madhe. "Edhe...

Lajme të tjera

Web TV