Masa të reja anti-covid? Komiteti i Ekspertëve jep përgjigjen

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, tha gjatë mbledhjes së Komitetit të Ekspertëve se masat do të vijojnë të mbeten të pa vaksinuara.

Ajo shtoi, se ora policore do të vijojë të jetë 23:00 deri në 06:00 të mëngjesit, me përjashtim me natën e ndërrimit të viteve. Rakacolli apeloj më tej që qytetarët të vaksinohen dhe të respektojnë masat e vendosura.

“Niveli i masave që janë në fuqi është i përshtatshëm për të përballuar situatën. Mbeten në fuqi masat që janë. Por përhapja e Omicron në botë, bën të domosdoshëm respektimin e përgjegjshëm të masave. Të gjithë studiuesit po bëjnë thirrje për përshpejtim të procesit të vaksinimit, sepse po bëhet e qartë se infektohen më tepër të pa vaksinuarit dhe humbjet e jetës janë te të pa vaksinuarit. Sidomos kjo bëhet e ndjeshme në kushtet e pranisë së variantit Omicron.

Vaksinimi s’është zgjedhje personale, por përgjegjësi kolektive. Jemi në fundvit, vjet patëm raste të rritura për shkak të mosrepspektimit të masave. Të respektohen standardet këtë vit e të përdoret maska. Ora policore vijon të mbetet e njëjtë, përjashtim të natës së ndërrimit të viteve”, tha Rakacolli.

Të fundit

Nuk siguroi karrigen në Kuvend, ish-deputet i PD i bashkohet ekipit të Presidentes Osmani

sh-deputeti i PD, Kreshnik Çollaku do të bëhet pjesë e ekipit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, për t’u...

Kujdes! Po vjen gripi agresiv nga Australia/ Ja fashat që rrezikojnë

Gripi agresiv që qarkullon në Australi dhe Hemisferën Jugore do të vijë edhe në Shqipëri. Kështu u shpreh mjeku Skënder Brataj, i cili paralajmëroi...

Përdhunoi një vajzë shqiptare në një klub nate në Itali/ Gjykata lë në burg Robinhon

Gjykata Supreme e Brazilit ka lënë në fuqi dënimin me burg për ish-futbollistin Robinho, i cili është në qeli që nga marsi i vitit...

A ka vërtetë në fiq grerëza të ngordhura brenda?/ ‘Zbulimi’ në TikTok që ngjalli debat

Çfarë ka brenda një fiku dhe pse është më i shëndetshëm se mendoni Sezoni i fiqve është në kulm dhe ne po shijonim frutat e...

Borxhet e votës së diasporës/ DHL “ultimatum” KQZ: 15 ditë kohë për të bërë pagesën

Përplasja ndërmjet KQZ dhe kompanisë postare që mundësoi votimin nga jashtë vendit ka kaluar në nivelin e kërcënimeve. Nëpërmjet një shkrese drejtuar Komisionit Qendror...

Lajme të tjera

Web TV