Arnold Schwarzenegger bën gjestin human, dhuron 25 shtëpi për të pastrehët në prag Krishtlindjesh

LOS ANGELES, CA - JANUARY 06: Arnold Schwarzenegger attends the 7th Annual Sean Penn & Friends HAITI RISING Gala benefiting J/P Haitian Relief Organization on January 6, 2018 in Hollywood, California. (Photo by Michael Kovac/Getty Images for for J/P HRO Gala)

Në prag të Krishtlindjeve Arnold Schwarzenegger dhuroi 250 mijë dollarë për të ndërtuar 25 shtëpi të vogla për të pastrehët në zonën e Los Anxhelosit, të cilët kishin jetuar më parë në rrugë.

Aktori i famshëm hollivudian zbuloi këtë javë shtëpitë si një dhuratë për Krishtlindje, njëkohësisht duke i ardhur në ndihmë organizatës jofitimprurëse “Village for Vets”, si dhe Zyrës së Sekretarit të Çështjeve të Veteranëve dhe Veteranëve Amerikanë (AMVets).

“Sot, festova Krishtlindjet herët. 25 shtëpitë që dhurova për veteranët e pastrehë u instaluan këtu në LA.

“Ishte fantastike të kalojmë pak kohë me heronjtë tanë dhe t’i mirëpresim në shtëpitë e tyre të reja”, shkroi ai në Twitter.