Policia qëllon për vdekje 14-vjeçaren në dyqan kur hapi zjarr ndaj të dyshuarit në Los Angeles

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një vajzë 14-vjeçare ka vdekur në dhomën e zhveshjes së një dyqani rrobash pasi policia amerikane hapi zjarr ndaj të dyshuarit për sulm në qendrën tregtare.

I dyshuari gjithashtu u qëllua për vdekje në incidentin që ndodhi në dyqanin e veshjeve Burlington në veri të Hollywood, në Los Angeles, SHBA.

Dëshmitarët e ngjarjes tregonin për mediat lokale se incidenti nisi kur një burrë nisi të vepronte në mënyrë të pakontrolluar, duke kërcënuar të lëshonte objekte nga kati i sipërm i dyqanit. Ai raportohej gjithashtu se sulmoi një grua me zinxhirin e një biçiklete në dyqanin e mbushur me blerës të sezonit të Krishtlindjeve.

Policia erdhi në skenë pas raportimeve për sulm ndaj personit dhe nisi të qëllonte megjithëse në skenë nuk kishte armë, thanë mediat dhe hetuesit.

Por gjatë incidentit, një prej plumbave të qëlluar nga policia përshkoi murin e hollë mes dyqaneve dhe plagosi në mënyrë fatale një vajzë adoleshente që ishte në dhomën e ndërrimit me nënën e saj.

Oficerët gjetën vajzën e plagosur rende kur panë vrimën e shpuar më mur nga plumbi, tha kreu i policisë së Los Angeles, Dominic Choi.

Hetuesit nuk e dinin nëse viktima ishte në dhomën e zhveshjes kur nisi dhuna, apo u fut aty për t’u mbrojtur, thanë autoritetet.

Zoti Choi tha se policia nuk besonte se kishte lidhje mes adoleshentes tragjike dhe personit sulmues.

Pas incidentit policia ka premtuar një hetim ‘transparent’ për atë që ndodhi dhe rrethanat sesi adoleshentja humbi jetën.

“Incidenti kaotik shkaktoi vdekjen e një fëmije të pafajshëm dhe ishte i rëndë për të gjithë njerëzit e përfshirë”, tha përfaqësuesi i policisë Michel Moore.

Emri i viktimës dhe i të dyshuarit nuk janë publikuar, ashtu si dhe identiteti i gruas së sulmuar fillimisht.

Të fundit

Shqipëria përballë krizës së së vërtetës – Një reflektim qytetar

Shqipëria sot ndodhet në një udhëkryq të vështirë, ku qytetarët e zakonshëm përballen çdo ditë me një realitet të...

Zelensky: 10 të vdekur nga sulmet ruse, Putini po poshtëron paqen

“Makina e luftës ruse vazhdon të shkatërrojë jetë, pavarësisht gjithçkaje. Putini do të kryejë vrasje demonstrative dhe cinike për të mbajtur presionin mbi Ukrainën...

Rama: Një tjetër ‘mur kinez’ ra, për t’i hapur rrugë Rilindjes Urbane 2.0

Vijon në të gjithë vendin puna për lirimin e hapësirave publike nga subjektet që kanë zaptuar trotuaret. Lirimi i hapësirave publike është pjesë e...

Napoli merr masa pas dëmtimit të Lukakut, piketon sulmuesin e ri

Napoli merr masa pas dëmtimit të Romelu Lukakut. Lëndimi i sulmuesit belg, që do ta detyrojë të qëndrojë jashtë fushave për një kohë të...

Kushtetuesja zbardh vendimin, pritet të rinisë seanca për konstituimin e Kuvendit

Gjykata Kushtetuese e Kosovës publikoi pak minuta më parë aktgjykimin e plotë që pritet t'i hapë rrugë konstituimit të Kuvendit të Kosovës. Tashme pritet...

Lajme të tjera

Web TV