Rama ironizon PD-në në Thumanë: Bëni kujdes për bravat! Shtëpinë nuk ua marrin dot

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ndodhej sot në Thumanë me banorët pas zonës së rindërtuar pas tërmetit katastrofik të 2 viteve më parë.

Gjatë fjalës së tij, Rama nuk kurseu as ironitë me gjendjen aktuale të Partisë Demokratike.

Kreu i qeverisë u kujtoi banorëve që shtëpinë e kanë falas, duke u shprehur se ata marrin çelësin pa paguar asnjë qindarkë, por u la një porosi që të bëjnë kujdes me bravat.

“I keni falas sikurse nuk ndodh në asnjë vend tjetër. Të gjitha rindërtimet pasohen me marrëveshje mes të prekurve dhe shtetit.

Shteti u kërkon të paguajnë me një kredi të butë për vite të tëra. Ndërkohë të gjitha shqiptare që do kthehen në shtëpi do marrin çelësin, titullin e pronës, dhe do gëzojnë shtëpitë e tyre pa paguar asnjë qindarkë.

Kuptohet duhet të bëni kujdes për bravat se nuk i dihet. Po në rastin më të keq edhe sikur gjërat të ndryshojnë vitin e ardhshëm, duhet të ndryshoni ngjyrën e bravës ndonjë gjë tjetër nuk u bëjnë dot, as tua marrin dot as t’u vënë interesa kredie”, tha Rama.

Të fundit

Trump shkarkon komisionaren e Zyrës së Statistikave të Punës

Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka urdhëruar ekipin e tij që të shkarkojë menjëherë komisionaren e punës Erika McEntarfer. Urdhri...

Shpërthen vullkani në Indonezi, reja e hirit mbi 10 km e lartë

Në malin Levotobi Laki-Laki në provincën Nusa Tenggara Lindore në Indonezi, një vullkan shpërtheu sot, duke hedhur një re hiri mbi 10 kilometra të...

Berisha rri, Dumani ik!

NAMIR LAPARDHAJA - Ky është refreni i përditshëm i drejtuesve të PD-së, duke filluar nga Sekretari i Përgjithshëm, nënkryetarët e partisë, anëtarët e kryesisë...

Fshati Gjerbës pa ujë, 120 familje mbushin në çezmën e fshatit

Në zemër të Mallakastrës, mes kodrave me burime te shumta natyrore, 120 familje vuajnë për pikën e ujit. Një çezmë e vetme gjendet 2...

“Për sa kohë marr frymë, s’e tradhtoj Dodik”

“Kemi kaluar kriza të shumta; përmbytje, emigrantë, koroanvirus, konfliktin në Ukrainë, sulmin për Srebrenicën dhe provokimet nga Kosova, por Serbia nuk ka qënë kurrë...

Lajme të tjera

Web TV