Festohet mes frikës së pandemisë/ Besimtarët e krishterë kremtojnë sot Krishtlindjen

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sot besimtarët e krishterë në Shqipëri dhe në të gjithë botën festojnë Krishtlindjen. Ky është viti i dytë radhazi i festuar ndryshe për shkak të situatës dhe kufizimeve të marra kundër COVID 19. Kishat e Krishtera në vendin tonë e kremtojnë në orare të ndryshme meshën me rastin e ‘Lindjes së Krishtit’.

Këtë mëngjes do të mbahet mesha e besimtarëve ortodoksë në katedralen “Ngjallja e Krishtit”. Meshën e mban kryepeshkopi Anastas Janullatos.

Ndërkohë që mbrëmë në Katedralen e ‘Shën Palit’ Imzot George Frendo ka mbajtur meshën e tij të fundit si Arqipeshkv, e ndërsa përcolli edhe mesazhe për më shumë dashuri dhe paqe mes njerëzve. Krah tij, qëndronte edhe drejtuesi i ri, Arjan Dodaj.

Mesazhe paqeje kanë dhënë dje  edhe krerët e besimeve fetare dhe po ashtu edhe politikanët. Kryepeshkopi Anastas Janullatos, teksa uron besimtarët shkruan se dhurata më e bukur në këtë ditë është forcimi i besimit në Zot.

Një mesazh dha sot nga Shkodra edhe Imzot Angelo Massafra, kryeipeshkvi i Shkodër-Pultit e Presidenti i Konferencës, i cili uroi besimtarët. Në këtë datë të veçantë për besimtarët e krishterë, kryeparlamentarja Lindita Nikolla tha se kjo është një ditë kur gëzimi mund hidhërimin dhe shpresa fiton mbi vështirësitë.

Të fundit

Udhëzuesi i BE: Krijoni një plan për luftëra, pandemi dhe kriza energjetike

Bashkimi Evropian po hyn në një epokë të re të përgatitjes për kriza, duke njoftuar për herë të parë...

PSG kryevepër, fiton 4-0 me Real Madridin, në finale e pret Chelsea

PSG fitoi 4-0 ndaj Real Madrid në gjysmëfinalen e Botërorit të klubeve në SHBA. Në finale e pret Chelsea, në një stadium ku do...

Vdekja e të riut në Lipjan, një muaj paraburgim për 5 policët

Gjykata Themelore e Prishtinës, dega në Lipjan, ka vendosur masën e paraburgimit prej një muaji ndaj rreshterit Ibrahim Nela dhe efektivëve policorë Albian Retkoceri,...

Fier, dhunoi për vdekje 80-vjeçarin pasi nuk i dha birra, dënohet me 12 vite burg

Me 12 vite burg është dënuar Ilir Nukaj, pasi dhunoi për vdekje 80-vjeçarin Namik Rustemi në tetor të vitit 2024 në Fier, sepse...

Aksident në Urën e Dajlanit, makina përplaset me mjetin e parkuar

Një aksident ndodhi mbrëmjen e së mërkurës Urën e Dajlanit, pranë stacionit të trenit, në Durrës. Një automjet në lëvizje u përplas me një tjetër...

Lajme të tjera

Web TV