Rusia e irrituar nga eksportet gjermane të gazit drejt Polonisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjiganti rus ”Gazprom” e ka konsideruar të nxituar rishitjen e gazit nga Gjermania në Poloni, në mes të çmimeve në rritje, duke hedhur poshtë akuzat se Moska kufizon vullnetarisht dërgesat e saj në Evropë.

“Ka një ndryshim të rrjedhës së gazit nga Gjermania në Poloni dhe me sa duket edhe në Ukrainë, prej tre deri në pesë milionë metra kub në ditë”, tha zëdhënësi i ”Gazprom”-it, Sergei Kuprianov.

“Ky gaz vjen nga rezervuarët nëntokësorë në Gjermani, rezervuarë prej të cilëve gazi është përdorur tashmë në 47%. Dhe dimri sapo ka filluar… Nuk është vendimi më racional”, theksoi ai.

Sipas tij, çmimet e këtyre dërgesave janë “dukshëm më të larta se ato të vëllimeve të dorëzuara nga Gazprom”.

Të mërkurën, përfaqësia e përhershme e Polonisë në Bashkimin Evropian akuzoi Moskën se kishte ndaluar furnizimet e saj përmes tubacionit të gazit ”Yamal-Evropë” midis Rusisë, Polonisë dhe Gjermanisë, duke akuzuar ”Gazprom”-in për “manipulim”.

Presidenti rus Vladimir Putin u përgjigj të enjten se ”Gazprom”-i nuk po kryente eksporte të reja nëpërmjet këtij gazsjellësi, për shkak të mungesës së porosive të reja evropiane.

Evropa Perëndimore është përballur prej disa muajsh me një rritje të çmendur të çmimeve të gazit për shkak të disa faktorëve, një dimër shumë i ftohtë 2020-2021, rimëkëmbja ekonomike pas pandemisë apo edhe një furnizim i reduktuar i energjive të rinovueshme.

Çmimi i gazit në Evropë theu një rekord të ri të martën, me ardhjen e temperaturave të dimrit.

Kësaj i shtohen tensionet gjeopolitike midis BE-së dhe Moskës, e cila siguron një të tretën e dërgesave evropiane.

Perëndimorët dyshojnë se Rusia ka kufizuar dërgesat e saj për të ushtruar presion mbi evropianët dhe për të arritur sukses në disa raste, duke përfshirë nisjen e gazsjellësit të ri ruso-gjerman, ”Nord Stream 2”.

Lexo edhe :  Policia nuk njeh Leonardo DiCaprion në Ibiza

“Akuzat kundër Rusisë dhe ‘Gazprom’-it që thonë se ne ofrojmë pak gaz në tregun evropian janë absolutisht të pabaza”, tha Kuprianov.

Rusia akuzohet gjithashtu se nuk dërgon gaz shtesë në Evropë përmes Ukrainës, për shkak të tensioneve të larta mes Moskës dhe Kievit, akuza të kundërshtuara edhe nga Moska.

Të fundit

Nga Boris Johnson, Daily Mail Epo, ky ishte episodi më i shëmtuar që shkaktoi të vjella në të gjithë historinë...

“Putini nuk do paqe”, Macron: Do të paguajmë një çmim të lartë nesër nëse tregojmë dobësi

Presidenti francez Emmanuel Macron ka shprehur pesimizëm në lidhje me qëllimet e Rusisë përpara bisedimeve vendimtare në Uashington ditën e nesërme. "Më pyesni nëse besoj se Putini dëshiron paqe. Mendoj se...

Zjarr në një servis automjetesh në Patos, tymi mbulon zonën

Pjesa e pasme e një servisi automjetesh është përshirë nga flaket disa minuta më parë pranë vendit të quajtur “Kthesa e Patosit”. Në vendngjarje kanë...

Tendencat digjitale në Shqipëri/ Çfarë aplikacionesh po përdoren më shumë?

Prej disa muajsh, në Shqipëri po shfaqet një tendencë e qartë për aplikacionet më të shkarkuara, duke reflektuar edhe preferencat në rritje të shqiptarëve...

Fluks rekord udhëtarësh në Portin e Durrësit gjatë gushtit

Porti i Durrësit po përjeton një nga periudhat më intensive të këtij sezoni veror, me një fluks të lartë udhëtarësh dhe automjetesh që hyjnë...

Lajme të tjera

Web TV