Balla: Nëse Meta shkarkohet nga Kushtetuesja, është përcaktuar zëvendësuesi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve në lidhje me zhvillimet politike.

Duke u ndalur te vendimi i mazhorancës për shkarkimin e Ilir Metës si President i Republikës, Balla theksoi se tashmë gjithçka është në dorë të Gjykatës Kushtetuese.

Sipas tij, PS e ka bërë publik qëndrimin e saj për Metën dhe tani çdo shprehje do të ishte ndërhyrje në pavarësinë e gjykatës.

“Kjo nuk është një pyetje që mund t’i jap përgjigje sot. Ne kemi thënë që ditën e parë, që ne do të respektojmë çdo vendim që do të marrë Gjykata Kushtetuese. Ajo që Grupi i PS ka vendosur si standard është se vendimet e gjykatës nuk komentohen, por vetëm zbatohen. Ne do mirëpresim çdo vendim të Gjykatës Kushtetuese dhe nuk do të bëjmë asnjë koment, derisa gjykata të shprehet për këtë çështje. Qëndrimi ynë ka qenë shumë i qartë që presidenti Ilir Meta ka shkelur Kushtetutën.

Tani nuk mund të japim komente shtesë, se kjo nuk i bën mirë marrëdhënieve ndërinstitucionale. Çdo shprehje e jona do të ishte ndërhyrje në pavarësinë e Gjykatës Kushtetuese, e cila sipas afateve kushtetuese duhet të shprehet në fund të janarit deri në mes të shkurtit për këtë rast. Sa i përket përfundimit të mandatit 5-vjecar të Metës, në fund të muajit prill Kuvendi hyn në afatet për procesin e zgjedhjes së Presidentit. Nëse do kemi ndërprerje të parakohshme të mandatit të Presidentit me vendim të Gjykatës Kushtetuese, është përcaktuar kush kryen detyrat e presidentit gjatë kohës që vendi ka një president të shkarkuar”, u shpreh Balla.

Të fundit

Penallti e humbur dhe gol në shtesë, Partizani eliminohet nga Europa

Partizani është eliminuar nga Conference League pasi u mposht mbrëmjen e sotme nga Kalju me rezultatin 1-0. Një gol...

Bushati për sherrin Lapaj-Shabani: Më të gëzuarit, Rama e Berisha

Analisti Andi Bushati, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ka folur për përplasjen në koalicionin Nisma Shqipëria Bëhet, ku Lapaj dhe...

Trump me probleme! Çfarë fshihet pas këmbëve të fryera?

Donald Trump është diagnostikuar me pamjaftueshmëri kronike venoze, një çrregullim i zakonshëm që ndikon në qarkullimin e gjakut në këmbë, bëri të ditur Shtëpia...

Këlliçi: “Rama ka kthyer Shqipërinë në pazar të gjësë së gjallë”

Belind Këlliçi, drejtuesi politik i Partisë Demokratike në Tiranë, ka ngritur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar atë si një...

Presidenti Duka uron Vllazninë për kualifikimin: “Shpresojmë për një rrugëtim të gjatë”

Vllaznia u kualifikua për në turin e dytë të Conference League pasi eleminoi lituanezët e Daugavpils. Pas suksesit 2-4 në Riga, Presidenti i Federatës...

Lajme të tjera

Web TV