Grabitet shtëpia e Vaçe Zelës në Tiranë, autorët marrin dekorata dhe bizhuteri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Është quajtur Mbretëresha e këngës Shqiptare, me dhjetëra çmime të fituara, ikona e muzikës së lehtë për disa dekada, por sërish hajdutët nuk duan t’ia dinë.

Policia bën me dije për Gazetasi, se disa persona ende të paidentifikuar, kanë vjedhur shtëpinë e Vaçe Zelës në Tiranë, e cila është ndarë nga jeta në shkurt të vitit 2014 në Zvicër, ku jetonte me vajzën e saj.

Burimet thanë se denoncimi u dorëzua nga motra e ikonës së këngës shqiptare, që kujdesej për banesën e Vaçe Zelës.

Midis sendeve me vlerë të vjedhura që autorët kanë përvetësuar, është edhe një dekoratë e dhënë për këngëtaren nga Presidenti i Republikës.

Siç ka deklaruar në polici, F.Z., e konstatoi menjëherë vjedhjen sapo futi çelësin në derë dhe kuptoi se dera ajo ishte e hapur.

“Rreth orës 19:45 shkova në shtëpi si përherë dhe vura re se dera nuk ishte e kyçur, por u hap menjëherë sapo e preka. Hyra brenda dhe pashë rrëmujë, rrobat i kishin hedhur përtokë, ndaj menjëherë njoftova fqinjën në katin sipër që lajmëroi policinë”, – ka thënë motra e këngëtares.

Burimet policore pranë komisariatit numër 1 në Tiranë treguan se salla operative i kërkoi një patrulle të afrohej në banesën ku ka jetuar Vaçe Zela. Por policia, megjithë këqyrjen e detajuar, nuk ka zbuluar asnjë gjurmë daktiloskopike, pavarësisht kërkimeve.

Policia shpreson që një fije floku e gjetur në banesë dhe që është dërguar pranë laboratorit të kriminalitikës, mund t’i çojë tek autori i dyshuar i vjedhjes. Mesohet se janë kërkuar kamerat e sigurisë në zonën rreth shtëpisë, por deri tani nuk janë gjetur.

Ndërsa nga inventari i kryer në banesën e Vaçe Zelës, motra e saj thotë se janë vjedhur përpos dekoratës, edhe kutitë me bizhuteri dhe sende të çmuara./Burimi: Gazeta Si

Të fundit

Titulli kampion i takon Napolit të Contes, Inter bën detyrën ndaj Comos

Napoli fiton zyrtarisht titullin në Serie A. Napoletanët “kurorëzohen” si kampion në Itali, pas triumfit 2-0 ndaj Cagliarit, në...

Gjykata rrëzon Trump për çështjen e Universitetit të Harvardit

Një gjykatë federale në SHBA ka pezulluar përkohësisht vendimin e administratës Trump për t’i ndaluar Universitetit të Harvardit regjistrimin e studentëve ndërkombëtarë. Vendimi erdhi disa...

“E pabesueshme!” Një anije mallrash përfundon në kopshtin e një burri norvegjez

Një burrë norvegjez ka folur për momentin “e pabesueshë,” kur u zgjua për të zbuluar se një anije kontejnerësh 135 metra e gjatë ishte...

Një grua sulmoi me thikë 12 persona, gjermanët shohin tmerr me sy

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Gjermani. Sipas mediave të huaja, mësohet se në stacionin e trenit në Hamburg një grua...

Ancelotti prek në zemër tifozët madrilenë: Pas Realit, nuk kam më…

Kundër Real Sociedad në “Bernabeu”, Carlo Ancelotti do drejtojë të shtunën për herë të fundit nga stoli Real Madridin. Trajneri 65-vjeçar doli para mediave...

Lajme të tjera

Web TV