“Ike në lule të rinisë”, lot dhe mesazhe prekëse për babë e bir që vdiqën në aksident: O Zot pse i more

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vdekja e dyfishtë e babë e bir mbrëmjen e sotme në aksident në Rrugën e Kombit ka shkaktuar dhimbje jo vetëm te familja e Shkurt Prengës, por edhe miqtë dhe shokët e tij.

Aksidenti tragjik i ka prekur të gjithë. Në rrjetet sociale nuk kanë munguar postimet prekëse dedikuar 33 vjeçarit Prenga dhe djalit të tij, vetëm 3-vjeç që ikën nga kjo botë.

E pabesueshme. Qofsh i parajses shoku im Shkurt Prenga  bashke me djalin tend. Zoti i forcoft familjen tende”.

O Zot, sa e padrejtë kjo jetë. Ike në lule të rinisë mor shoku Shkurt Prenga. Edhe vogëlushi juaj, nuk mundi të mbijetonte qofshi mirë me Zotin, ngushëllime Familjes”. Këto janë disa nga mesazhet në Facebook për ngjarjen e rëndë.

Çifti Prenga së bashku me djalin po udhëtonin me makinën e tyre tip “Opel” kur u përplasën me një “Benz” që shpërtheu në flakë. Djali vdiq në vend dhe i ati në spital. Fabiola Prenga që humbi djalin dhe burrin ndodhet në spital në gjendje të rëndë për jetën.

Drejtuesi i makinës tjetër tip “Benz” është transportuar në spitalin e Traumës në Tiranë në gjendje të rëndë.

Të fundit

Tuna flet për marrëdhënien me Cozman

Çdo herë që Tuna dhe Cozman ndajnë një skenë, apo publikojnë një bashkëpunim, interneti nis e pyet: “A janë...

U godit nga një masiv gurësh, plagoset minatori në Bulqizë

Një 40-vjeçar është plagosur ditën e sotme në Bulqizë, teksa po punonte në minierë. Sipas informacioneve, minatori është goditur nga një masiv gurësh. Bëhet me...

‘Ben Qimja’ do vijojë të qëndrojë në kërkim, Apeli nuk pranon t’i heqë arrestin

Gjykata e Apelit të Tiranë ka vendosur të mos pranojë ankimin e Arben Isufaj, i cili në Fierit njihet “Ben Qimja”, duke sjellë vijimin...

SPAK-BKH, nis ndërtimi i godinës lidhëse me vlerë 430 milionë lekë

Struktura e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit ka nisur punimet për ndërtimin e një konstruksioni lidhës mes godinës së SPAK dhe asaj të BKH,...

Cila kafshë është prodhuesi gjigant i qumështit në botë?

Prodhimi i qumështit përfshin një gamë të gjerë speciesh shtazore në pjesë të ndryshme të botës, secila e përshtatur ndaj klimave dhe sistemeve bujqësore...

Lajme të tjera

Web TV