Rrëfehet i përlotur bashkëshorti i Hueyda El Saied: Donte ta bënte këtë luftë e vetme

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Më 23 nëntor u nda nga jeta artisja e njohur, Hueyda El Saied. Ajo ndërroi jetë si pasojë e një sëmundje të rëndë nga e cila vuante.

Sot, për herë të parë në një program televiziv shqiptar, bashkëshorti i saj, Thierry rrëfeu gjithçka nga momenti kur Hueyda zbuloi se ishte e sëmurë, si ja thanë të birit deri te gjendja e tij aktuale.

“Është një shok shumë i madh. Mbetet një peshë e madhe, por përpara se të filloja, do doja të thoja shumë faleminderit për të gjithë mesazhet që kemi marrë nga ana e Shqipërisë. Këtë e them edhe në emër të Gabrielit. Shumë faleminderit.

Është sërish një makth këtu nga ana ime. Por do të qendroj i fortë, Gabrieli është më i fortë se unë. Duhet të qëndrojmë të fortë për Huejdën.

Mësuam për sëmundjen e saj përpara një viti e gjysmë, në korrik të 2019. Ishte zgjedhja e Huejdës ta mbante këtë sekret. Të gjithë e dinë që ajo ishte shumë e fortë dhe nuk donte që ne të ndjenim keqardhje. Edhe donte ta bënte këtë luftë e vetme.

Ne nuk i kemi fshehur asgjë Gabrielit, siç mund t’i flasësh një djali vetëm 6 vjeç. Ne i flisnim atij përpara çdo procesi dhe ishte i informuar në brendësi të situatës. Ne kishim shpresë deri ditën e fundit se ajo do të shpëtonte”, u shpreh i përlotur Thierry për “ABC e Mëngjesit”.

Të fundit

Berisha kundër ndryshimeve në Kodin Penal: S’mund të ndryshohet çdo 10 vite

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se ndryshimi i Kodit Penal çdo 10 vite bëhet për qëllime të caktuara nga...

Ngjarja e policit në Vlorë; Nuk është rastësi, por simptomë dhe alarm për përgjegjësi

Nga Fejzo Subashi Ngjarja e fundit me policin në Vlorë nuk mund dhe nuk duhet të përgjithësojë të gjithë Policinë e Shtetit. Por po aq...

KQZ shpërndan zyrtarisht mandatet për qarqet Fier, Elbasan dhe Durrës!

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përfunduar shpërndarjen zyrtare të mandateve për deputetët e dalë nga zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025. Lista përfundimtare përfshin...

‘Pagesë e dyshimtë në mitingun e Kamala Harris’/ Trump kërkon ndjekje penale për Beyonce

Presidenti Donald Trump gjatë fundjavës bëri thirrje për ndjekjen penale të superyllit të muzikës Beyoncé - bazuar në diçka që nuk ka ndodhur në të vërtetë. Trump pretendoi...

Vrasja e Anesti Ramës në Fier, mbërrijnë në gjykatë tre të akuzuarit

Sapo kanë mbërritur në Gjykatën e Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Fier, tre të akuzuarit si bashkëpunëtorë të vrasjes së 56-vjeçarit Anesti Rama,...

Lajme të tjera

Web TV