Urdhri i ri i talibanëve: Gratë nuk mund të udhëtojnë të pashoqëruara dhe ndalohet muzika në makina

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Talibanët kanë thënë se grave afgane që kërkojnë të udhëtojnë në distanca të gjata rrugore duhet t’u ofrohet transport vetëm nëse shoqërohen nga një i afërm mashkull. Direktiva, e lëshuar të dielën, është kufizimi i fundit mbi të drejtat e grave që kur grupi mori pushtetin në gusht.

Shumica e shkollave të mesme mbeten të mbyllura për vajzat, ndërsa shumica e grave janë ndaluar të punojnë. Grupi i fushatës Human Rights Watch tha se kufizimi i ri burgos edhe më tej gratë.

Heather Barr, drejtoresha e asociuar e grupit për të drejtat e grave, i tha agjencisë së lajmeve AFP se urdhri “u mbyll mundësitë grave që të jenë në gjendje të lëvizin lirshëm” ose “të jenë në gjendje të ikin nëse përballen me dhunë në shtëpi”.

Direktiva e fundit, e lëshuar nga Ministria e Talibanëve për Promovimin e Virtytit dhe Parandalimin e Veseve, thotë se gratë që udhëtojnë për më shumë se 45 milje (72 km) duhet të shoqërohen nga një anëtar i ngushtë mashkull i familjes.

Dokumenti u bën thirrje pronarëve të automjeteve që të refuzojnë udhëtimet për gratë që nuk kanë të mbuluar fytyrën ose kokën, megjithëse nuk thotë se çfarë lloj mbulese duhet të përdorin. Shumica e grave afgane tashmë mbajnë shami.

Urdhri gjithashtu ndalon luajtjen e muzikës në automjete.

Të fundit

Zgjedhjet e 11 majit, kryetari i PD, Sali Berisha voton në shkollën “Kosova”

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ushtruar sot të drejtën e tij të votës në kuadër të zgjedhjeve...

Elbasan/ Fotografoi fletën gjatë votimit, shoqërohet në polici 56-vjeçarja

Një incident është regjistruar mëngjesin e sotëm në qendrën e votimit nr. 2321 në lagjen “5 Maj” në Elbasan, gjatë procesit të zgjedhjeve të...

Divorcet gri: Pse çiftet ndahen pas 30 vitesh martesë? Përgjigjet psikologia

Cilat janë arsyet që i shtyjnë dy njerëz që kanë jetuar një jetë së bashku të ndjekin rrugë të ndara? Znj. Angeliki Kolokytha, psikologe,...

‘Me Berishën nuk bëj koalicion’/ Voton në Tiranë Tom Doshi: Rezultati do të jetë surprizë

Kreu i Partisë Social Demokrate, Tom Doshi, ka votuar sot në Tiranë në kuadër të zgjedhjeve parlamentare që po zhvillohen në të gjithë vendin. I...

“Boja fshihet lehtë nga gishti i votuesve”/ PD denoncon problematika me procesin

“PD-ASHM” kanë denoncuar raste të mungesës së trimbosjes së gishtit apo kur boja është fshirë. Në një reagim dërguar KQZ-së, kërkohet marrjen e masave të...

Lajme të tjera

Web TV