Kriza energjetike / Nisin protestat në Kosovë, Kurti: Po bëjmë gjithçka, por s’ka zgjidhje të mirë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Prej disa ditësh Kosova është përfshirë në krizë të thellë energjitike, ku ka pasur shkëputje për orë të gjata. Përveç abonentëve familjarë, situata paraqitet e rëndë edhe tek bizneset.

Protesta në Kosovë për shkëputjen me orë të zgjatura të energjisë elektrike nisën dje nga objekti i KEDS-it për të vazhduar te ndërtesa e Qeverisë. Protestuesit kërkojnë furnizim të rregullt me energji elektrike dhe shkarkimin e ministres Artane Rizvanolli. “Ftojmë të gjithë qytetarët/et e Kosovës të na bashkohen në protesta mbarëkombëtare kundër manipulimeve dhe papërgjegjësisë të vazhdueshme të KEDS ndaj qytetarëve të Kosovës. KEDS bashkë me Qeverinë na e kanë kthyer terrin në Kosovë. Gjatë kësaj jave, Qeveria dhe KEDS-i na informuan se do të rikthehen reduktimet e energjisë elektrike për shkak të krizës energjetike. Sipas njoftimit zyrtar të tyre, reduktimet do të ishin nga 2 orë në orare të caktuara. Përkundër këtyre njoftimeve, reduktimet e rrymës po zgjasin deri në 24 orë. E kjo gjendje, sipas njoftimit të Qeverisë pritet të zgjasë edhe dy muajt tjerë. KEDS-i, distributor kryesor i energjisë elektrike në Kosovë, është duke dështuar që t’i përmbushë obligimet e saj për furnizim 24/7 të të gjithë/a qytetarëve/eve duke na lënë në errësirë. Në anën tjetër, këtë dështim Qeveria është duke na e faturuar neve, duke e subvencionuar KEDS-in me 20 milionë euro nga paraja publike. Kjo krizë përveç që është duke e paralizuar çdo aspekt të funksionimit shoqëror dhe ekonomik, është duke treguar që shërbimet esenciale nuk duhet të lihen në duar të sektorit privat. Andaj, të hënën, duke filluar nga ora 13:00, mblidhemi pranë KEDS-it në protestë ndaj kësaj gjendjeje alarmante dhe kërkojmë rrymë 24/7; shkarkim të ministres Rizvanolli dhe nacionalizimi i KEDS-it”, thuhet në njoftimin e shpërndarë në rrjetet sociale. Qytetarët në Kosovë prej disa ditësh po përballen me reduktime të energjisë elektrike. KEDS ka njoftuar se reduktimet pritet të zgjasin rreth dy orë në ditë, në kohë të ndryshme, dhe se do t’i prekin të gjithë konsumatorët, përveç atyre emergjentë. Reduktimet u udhëzuan nga Operatori i Sistemit dhe Tregut – KOSTT, për shkak të mbingarkesës në sistemin elektro-energjetik. Qeveria e Kosovës është duke kërkuar vazhdimisht nga qytetarët që ta kursejnë rrymën, ndërsa ka bërë të ditur se do të ndajë shumën e nevojshme të mjeteve, për mbulimin e importeve. Ministria e Ekonomisë ka bërë të ditur se është duke hartuar Strategjinë e Energjisë për vitet 2022-2031. Kjo strategji thuhet se do t’i analizojë të gjithë skenarët potencialë dhe të përballueshëm financiarisht për të rritur stabilitetin e furnizimit me energji elektrike, si dhe do të ofrojë mundësinë e integrimit sa më të madh të burimeve të ripërtërishme të energjisë. Kosova prodhon deri në 85 për qind të energjisë elektrike përmes termocentraleve me thëngjill dhe sasi shumë të vogla nga burimet e ripërtërishme, si hidrocentralet, centralet me erë dhe panelet fotovoltaike.

Lexo edhe :  Konstituimi i Kuvendit të Kosovës, Albin Kurti thërret në takim liderët e PDK dhe LDK

Kurti: Kërkesa ka arritur pikun historik!

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur sërish rreth krizës energjetike në vendin fqinj. Kurti ka thënë se falë shtimit të likuiditetit dhe subvencionimin e importit kanë arritur të stabilizojmë furnizimin dhe reduktimet pothuajse janë hequr. Kryeministri kosovar, përmes një postimi në Facebook, luti qytetarët, megjithatë, të vazhdojnë të shpenzojnë energjinë elektrike në mënyrë racionale. “Unë dhe ministrja e Ekonomisë Artane Rizvanolli jemi në komunikim të rregullt me KEK-un, KOSTT-in dhe ZRrE-në. Me shtimin e likuiditetit dhe subvencionimin e importit kemi arritur të stabilizojmë furnizimin dhe reduktimet pothuajse janë hequr. Po bëjmë krejt çka mundemi. Ju faleminderit për mbështetjen dhe ju lutemi për kursim e racionalizim të shpenzimit me aq sa mundeni”, ka thënë Kurti.

Të fundit

Shkrumbohet nga flakët automjeti në afërsi të tunelit të Kërrabës, ka dyshime për shkakun

Një automjet është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në aksin nacional Elbasan–Tiranë, në afërsi të Tunelit të Kërrabës,...

Murgeshë e çmendur pas futbollit, ndahet nga jeta gruaja më e vjetër në botë

Bota ka humbur personin më të vjetër. Murgesha braziliane Inah Canabarro Lucas ka ndërruar jetë në moshën 116-vjeçare, në qytetin Porto Alegre të Brazilit,...

VIDEO: Yamal mahnit gjithë botën, Thierry Henry i kërkon fanellën, batuta e 17-vjeçarit

Është vetëm 17 vjeç, por një legjendë si Thierry Henry i kërkoi fanellën. Fjala është për Lamine Yamal, yllin e Barcelonës që edhe për...

Berat, goditi me thikë bashkëjetuesen e ish-bashkëshortit, arrestohet 42-vjeçarja

Një grua 42-vjeçare është arrestuar në flagrancë nga Policia e Beratit, pasi ka goditur me thikë bashkëjetuesen e ish-bashkëshortit të saj. Ngjarja ka ndodhur në...

Detajet e marrëveshjes SHBA-Ukrainë, nga pasuritë nëntokësore te rindërtimi

Amerika merr fitoren e parë në Ukrainë. Uashingtoni dhe Kievi kanë nënshkruar një marrëveshje për të ndarë fitimet nga shitja e ardhshme e rezervave...

Lajme të tjera

Web TV