Momente tmerri në malin e Munellës, gazetari Alfred Lela tregon orët e vështira: Mendova se e kisha mbyllur me këtë botë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gazetari Alfred Lela, ka dhënë një prononcim për “News 24” pas incidentit të ndodhur në majën e Munellës në Pukë.

Gazetari ka treguar se si ndodhi rënia nga maja e Malit të Munellës dhe si ende një mik i tyre rezulton i humbur. Ai rrëfeu se teksa kanë prekur majën, një stuhi e fortë ka përshkruar zonën duke e bërë më të vështirë lëvizjen e tyre.

Në këto kushte, grupi i ekspeditës ka vendosur të kthehet, në të njëjtën rrugë që kryen ngjitjen, me shpresën se gjurmët e tyre do të ishin ende të ngulitura në dëborë. Por për fat të keq, era e fuqishme dhe ngrica i kishin fshirë gjurmët dhe zbritja nga maja, ishte tepër e vështirë.

Teksa bënin zbritjen, i pari që rrëshqet ishte gazetari Lela, e pas tij, edhe miqtë e tjerë. Gazetari tregon se për fat të mirë është mbajtur në një trung peme, që e ka ndihmuar të mos përplasej me një shkëmb aty pranë.

“E kapëm majën, aty nisi një stuhi që frynte në dy krahët dhe na bëri të pamundur kapërcimin në anën tjetër të majës për t’u ulur në një drejtim tjetër. Era ishte e tillë sa që na merrte mbrsht. U detyruam të iknim mbrapsht. Ishim pa fat, sepse era dhe i ftohti kishin mbuluar gjurmët duke e bërë uljen më të vështirë. Në përpjekje për t’u ulur kemi rrëshqitur 3 prej nesh, unë i pari. Me ndihmë të Zotit jam ndalur aty ku nuk mendoja se do të ndalesha më, mendoja se e kisha mbyllur me këtë botë. Më ka ndaluar një objekt pa shkuar në anën tjetër të shkëmbit.

Kyçi besoj që është thyer, shpresoj të jetë ndrydhur. Një është dëmtuar rëndë, është përcjellë me barelë poshtë. Ndërsa një tjetër është ende i humbur, nuk e dimë sa poshtë është. Na janë dashur rreth 1 orë për të zbritur sepse era ishte forcuar shumë nga i ftohti. Kjo është rezymeja. Ne jemi grup që bëjmë ekspedita prej shumë vitesh. Ishim një grup miqsh që do të bënim ngjitjen e fundit të vitit e ndërkohë unë dhe kameramani po xhironim e filmonim”, tha gazetari.

Të fundit

Meta: Të hetohet kush i bëri pagesat dhe kujt i dërgoheshin faturat

“Asgjë e re nga takimi i fundit më 27 Maj me prokurorët e SPAK-ut”. Kështu është shprehur presidenti i...

“India po financon luftën ruse”

India po financon luftën ruse në Ukrainë, duke blerë naftë nga Moska. Akuza erdhi nga një bashkëpunëtor i ngushtë i presidentit amerikan Donald Trump,...

“Ju tregoj si zgjidhet problemi i PD, duhen zgjedhje nga baza dhe…”

Dashnor Sula nuk do të jetë më në Kuvend në Shtator, por sërish kërkon që të jetë pjesë e strukturave të PD. Për A2CNN,...

Kredi me zero interes, 20% grant! Kush janë të përzgjedhurit për skemën e re?

Qeveria ka miratuar vendimin që mundëson kredi me interes 0%, të subvencionuar nga buxheti i shtetit. Programi synon të lehtësojë përballimin e kostos së strehimit...

Rama: Problem më serioz që ka liria në Shqipëri nuk është as regjimi, as drafti!

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj kritikave për draftin e ri të Kodit Penal, duke i cilësuar alarmet për “gojëmbyllje” të lirisë së shprehjes...

Lajme të tjera

Web TV